gjykata kushtetuese e kosoves

Kushtetuesja publikoi vendimin, Kryesia e LDK-së mbledhet nesër pasdite

Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

LDK-ka, si parti e dytë që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ka thënë vazhdimisht se është gati, porse është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.  As një orë pas publikimit të vendimit përfundimtar nga kushtetuesja, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndar njoftimin për media Ku thuhet se të marten në orën 16 e 45 do të mbahet mbledhja e Kryesisë , kurse pas përfundimit të saj kryetari i LDK-së Isa Mustafa do të mbajë konferencë për shtyp.

Infoglobi mëson se gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen emrat e ministrave të rinjë nga radhët e këtij subjekti dhe të partnerëve të tij të koalicionit AAK, NISMA, AKR dhe Lista Serbe.

Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit, ndërkohë sot në vendimin final të Saj,  në pikën 2, thuhet se “Vendos të shpallë njëzëri që P (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese që nga 28 maji ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin për formimin e Qeverisë.

Uebfaqja e Gjykatës Kushtetuese ka dy orë që nuk është e qasshme.

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dekretin Shkarko dokumentin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.