Ballina / KOSOVA / Kushtetuesja: Marrëveshja Kosovë – Serbi, e ligjshme

Kushtetuesja: Marrëveshja Kosovë – Serbi, e ligjshme

Gjykata Kushtetues e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosej, se Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, është në kundërshtim me Kushtetuten e vendit.

Njëzëri, gjykata shpalli kërkesën e pranueshme lidhur me marrëveshjen e 19 prillit dhe se është në pajtueshmëri me kushtetuten e vendit.

“Gjykata njëzëri, shpallë se procedurat e ndjekura për miratimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit për këtë marrëveshje, Nr. 04/L-199, janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kushtetueses.

Gjykata refuzoi kërkesën e parashtruesve për shqyrtim të kushtetutshmërisë së Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit për këtë marrëveshje si jashtë juridiksionit ratione materiae të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, kërkesa është parashtruar në Gjykatë, më 4 korrik 2013, nga z. Visar Ymeri dhe 11 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Provo po ashtu

ldk, vetevendosje, kosova, politika, glauk konjufca, politika, zgjedhjet 2019

Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet

Në zyrën e qeverisë, Vetëvendosje do ta ketë flamurin e Kosovës, ka deklaruar Glauk Konjufca …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.