Ballina / OP./INTERVISTA / Kush: Teknologjia njeriun, apo njeriu teknologjinë?
google glass

Kush: Teknologjia njeriun, apo njeriu teknologjinë?

Grupi i aktivstëve “Stop the Cyborgs” tanimë ka përgatitur posterët përmes të cilëve kërkohet nga të gjithë që të vendosin në hapsirat publike vërejtjet se ‘qelqi dhe incizimi është i ndaluar’.

Fushata filloi si përgjigje ndaj debatit të nxehtë që po zhvillohet në mesin e politikanëve, juristëve po edhe ekspertëve të teknologjisë lidhur me atë se ‘cfarë do të jetë jeta pas futjes në qarkullim të ‘qelqit’ apo syzave Google.

“Ne nuk duam ndalimin e tërësishëm të produktit, por shfrytëzuesve të tij në të ardhmen duhet tu bëhet e qartë e drejta në privatësi, prandaj duam ti vendosim kufinjtë shoqëror dhe fizik përkitazi me atë se si do të përdoret teknologjia. Nuk do të lejojmë që ate ta pranojmë ashtu si na ofrohet, sepse ne jemi ata që duhet ta udhëheqim teknologjinë, e jo teknologjia njeriun” kanë shkruar aktivistët e ‘Stop the Cyborgs’.

Fushata ka filluar në Britani të Madhe në muajin Shkurt, dhe sipas paralajmërimeve e njejta do të intensifikohet në fillim të vitit 2014 kur pritet të dalë në treg ‘Çelqi Google’.

‘Produkti shumë i përfolur do të ketë xhamin e lidhur në internet dhe kamerën. Kjo e fundit do të kontrollohet nga zëri, që do të thotë do t’i pranojë porositë e njeriut për tu aktivizuar edhe atëherë kur personi që është përballë nuk është në dijeni se po incizohet’, po komentojnë aktivistët.

Por ka edhe të tillë që besojnë në të kundërtën, në atë se produkti i ri apo ‘gadget-i’ i ri i Google do të sjellë një vlerë të shtuar në jetën e njeriut.

Falë ‘Çelqit Google’ njeriu që bartë syzet apo ndonjë produkt tjetër të llojit ‘Çelqi Google’ mund të aktivizojë kameran dhe përmes internetit të lidhet në transmetimet live në media, pavarsisht se ku ndodhet ai’, thonë të tillët.

Aktivistët vejnë në dukje se secili njeri duhet ta dij se a po incizohet, dhe në rast se nuk futen në jetë vërejtjet për ndalesa të ‘incizimit pa leje’ përmes produkteve të reja, pasojat mund të jenë të mëdha.

“Është e rëndësishme për shoqërinë dhe demokracinë që njerëzit të jetojnë pa frikë, të flasin pa frikën se bisedat e tyre apo pamjet mund të përfundojnë të publikuara nëpër faqet e internetit apo multimedia’, theksojnë mes tjerash këtu.

Nuk do mend, debati do të vazhdojë të nxehet edhe më tej, rreth mënyrës dhe kushteve të produktit ndër më kontraversët deri tash të kompanisë Google. Debate të ngjashme në të kaluarën ka pasur edhe me rastin e zbatimit të ‘Google map’. Sot e kësaj dite shtetet e ndryshme kanë rregulla të ndryshme për ate se sa larg mund të shkoj ‘Google map’ dhe a ka apo nuk ka të drejtë të regjistrojë në hartë edhe oborret e shtëpive private. Diçka e ngjashme si duket do të ndodhë edhe me ‘ Google Glass ’./infoglobi/e.b.

Freskuar: Google ka tërhequr nga tregu këtë produkt në janar të vitit 2015.

Shkrimet e autores mund t’i ndjekni edhe në Facebook

@InfoGlobi

Provo po ashtu

Përdorimi i telefonëve gjatë ecjës i rrezikshëm

Situata kur njeriu përpiqet të bëjë 2 procese të ndryshme në të njëjtën kohë: Të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.