Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kush pengon rrugën e Kosovës në Interpol, pengon krimin
interpol

Kush pengon rrugën e Kosovës në Interpol, pengon krimin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për nevojën që Policia e Kosovës t’i bashkohet INTERPOL-it, qëndrim ky që tash e sa vjet e kanë shtyer përpara të gjitha partitë vendore, por që janë penguar vazhdimisht nga Serbia, e cila ka lobuar dhe ia ka dalur t’a pengojë anëtarësimin.

Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës në këtë organizatë, përbën përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, kushdo që e pengon këtë gjë e ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit.

“Policia jonë me qenë pjesë e INTERPOL-it për me luftu krimin transnacional. Me pengu anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, i bjen me ndihmu krimin”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mire me Policinë e Kosovës.

O Connell: Me pranimin e Kosovës në INTERPOL do të përmirësohej siguria

BBC: Kosova godet Serbinë me tarifën 100 për qind, shkak INTERPOL-i

Mustafa më 2017:  Miratohet nisma për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL

Më 2016: Interpol: Suspendohen tri aplikacione për pranim, përfshirë edhe Kosovën

“Institucionet partnere të SHBA-së, ju falënderoj për bashkëpunimin. Policia e ruan jetën e nejrëzve të këtij vendi. Muj me thanë që njerëzit e Kosovës janë me fat që ju kanë ju”, ka theksuar kryeminsitri.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin dhe rritjen e Policisë së Kosovës.

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.