Ballina / Biznes / Karrierë / Kush nuk është mirë të flasë për Trepçën sipas ministrit Lluka
valdrin lluka 2019 infoglobi

Kush nuk është mirë të flasë për Trepçën sipas ministrit Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka kërkuar që niveli politik të mos diskutojë për “Trepçën”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se “Trepça” është duke funksionuar shumë mirë në aspektin teknik, ka gatishmëri edhe te pala serbe, por, sipas tij, situata ndryshon kur kalon në rrafshin politik.

“Mendoj që politika nuk ka se pse merret me Trepçën”, tha ministri Valdrin Lluka, në përgjigje të zëdhënëses së Bashkimit Evropian e cila deklaroi sot se për Trepçën duhet të bisedohet në Bruksel.

Lluka në një intervistë për televizionin publik, tha se kur ka kaluar Ligji për Trepçën dhe statuti i kompanisë, është paraparë që gjithçka të funksionojë nga bordi prej 9 anëtarë, 3 anëtarë prej të cilëve i janë dedikuar Trepçës në veri, pra serbëve.

Ai tha se serbët nuk i kanë përmbushur dhe vendet që kanë mbetur vakante.

Sipas tij, janë duke u përcjellë procedurat sepse asnjë eksport nuk mund të realizohet pa marrë leje të bordit.

“Ne mund të ecim para dhe ka disponim pozitiv tek të gjithë palët kur flasim në aspektin teknik, por ndryshon kur hyn në aspektin politikë, gjë që nuk ka nevojë. Ekziston gatishmëria tek të gjitha palët për të ecur dhe ka interes të investitorëve për Trepçën”, tha Lluka.

Sipas tij, rezervat minerale janë të shtetit dhe ashtu do të mbetet por vetëm operimi mund të privatizohet.

“Miratimi i Statuti të Trepçës, është diskutuar me të gjithë palët do të ecim tutje. Nuk ka sens sepse ka 20 vite që minatorët kërkojnë benefitet. Ligji për kërkesat sociale do të miratohet shpejt. Parashihet për 3 muaj, por meqë nuk është në kompetencat tona nuk mund të garantojë. Por besoj se do të jetë brenda normave të miratimit të ligjeve”, tha tutje Lluka.

Sipas tij, sa më shpejt reagohet dhe mund të ketë rritje si të eksporteve ashtu edhe të punësimit.

“Varet nga menaxhmenti dhe bordi se sa do të bëjë projekte dhe sa do të gjejë financime për tu rritur. Nuk mund të presim më subvencionime nga buxheti. I kemi dhënë 4 milionë euro,por kjo qasje duhet të ndryshojë. Duhet të rritet prodhimi”, tha Lluka, i cili foli edhe për involvimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Provo po ashtu

Festim Lato,cameria, vrasje, holande

Holandë: Vritet “presidenti” i Çamërisë

Vritet në një atentat presidenti i Republikës së Çamërisë, Festim Lato. Vrasja e Festim Latos …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.