Ballina / KRYESORE / Kush mund të vijë pas Merkel?
angela merkel

Kush mund të vijë pas Merkel?

Një lider nëse Merkel largohet para kohe?

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë gjithnjë se e dëshiron një mandat të katërt, edhe pasi vitin e kaluar la detyrën si liderë e kristiandemokratëve

Por tashmë shqetësimet shëndetësore kanë sjellë pikëpyetje nëse ajo mund të vazhdojë të udhëheqë ekonominë më të madhe në Europë deri në vitin 2021 ndërsa në sfond duket një procesi i ri zgjedhor.

Çfarë mund të ndodhë në Gjermani nëse kryetarja më jetëgjatë e qeverisë në Bashkimin Europian vendos të lërë mandatin më herët? Ajo që ka më shumë gjasa që të ndodhë është një proces i parakohshëm zgjedhor por fillimisht makineria kushtetuese duhet të vihet në lëvizje.

Pse ka shqetësime për shëndetin e saj?

Merkel, që mbushi 65 vjeç me 17 korrik, ka shfaqur probleme shëndetësore të paktën tre herë në publik, duke u dridhur. Kjo ka ngritur shqetësime të shumta lidhur me shëndetin e saj për herë të parë në 14 vite që është kancelare. Ajo ka thënë pak ditët e fundit për këtë çështje, duke u bërë bisht pyetjeve të reporterëve lidhur me analizat shëndetësore.

Çfarë ndodh nëse ajo jep dorëheqjen?

Nëse Merkel do të njoftojë dorëheqjen e saj, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të duhet të emërojë një kancelar të ri në detyrë derisa të zgjidhet lideri i ri nga Bundestagu. Skenari më i mundshëm është që Steinmeier të emërojë zëvëndëskancelarin si kujdestar, pra si kanvelar në detyrë. Ai është ministri i Financave Olaf Scholz, 61 vjeçar, një socialdemokrat që mund të ketë ambiciet e tij për t’’u bërë kancelar.

Si gjendet lideri i ri? 

Pasi zgjidhet kancelari në detyrë, Bundestagu do të kërkojë të zgjedhe një kancelar të ri. Është përgjegjësia e presidentit për të propozuar një kandidat të ri por ai duhet ta bëjë këtë në konsultime të ngushta me ligjvënësit e Bundestagut dhe me partitë në pushtet. Kandidati normalisht duhet të jetë nga koalicioni në pushtet ose partia kryesore.

Në rast se asnjë kandidat nuk merr shumicën absolute në 14 ditët e para të votimeve të para, atëhere duhet të mbahet një proces i dytë votimi. Këtë herë kandidati me më shumë vota avancon. Nëse edhe në këtë rast kandidati nuk merr shumicën, atëhere presidenti ka një zgjidhje: ose të caktojë atë si kancelar ose të shpërndajë Bundestagun dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhen mbajtur brenda 60 ditëve.

Çfarë mund të ndodhë?

Gjithçka varet se kur Steinmeier mund të nominojë një kandidat që kanë të dy anët e koalicionit qeverisës. Gjithsesi gjasat janë që të ketë zgjedhje të parakohshme.

A ka precedent për këtë?

Pak a shumë. Në 1974 kancelari i Gjermanisë Perëndimore Willy Brandt, u përfshi në një skandal pasi shefi i stafit dha dorëheqjen. Atëhere presidenti Gustav Heinemann emëroi zëvëndëskancelarin Walter Scheel që të drejtojë qeverinë përkohësisht.

Ndërkohë koalicioni socialdemokrat ra dakord që të emëronte ministrin e Financave Helmut Schmidt si pasues të Brandt. Bundestagu zgjodhi Schmidt si kancelar të ri 9 ditë më pas dhe ai shërbeu në këtë detyrë për 8 vite.

Provo po ashtu

state department USA

Hoti dhe Kusari – Lila në Washington flasin për demokracinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe e para e Alternativës Mimoza Kusari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.