fbpx

Kush kundërshton dhe kush e mbështet Gjykatën Speciale dhe pse?

Subjektet politike opozitare kanë shprehur qëndrime përkrahëse të protestës së paralajmëruar për ditën e Premte kundër krijimit të Gjykatës Speciale për Kosovën. Siç dihet, protesta është thirrur nga veteranët e UÇK-së, dhe e njejta do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, duke filluar pak para fillimit të seances plenare të Kuvendit të Kosovës ku pritet që deputetët të votojnë pro ose kundër amandamenteve kushtetuese që do t’i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë.

“Të premtën, në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, theksojnë liderët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tyre “Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët. Shteti dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen nga jashtë dhe as nga politikanët e shantazhuar që janë në gjendje të pranojnë gjithçka vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre”.

Këto janë arësyet që kanë reshtuar në reagimet e tyre në Vetëvendosje, subjekt ky që ka shprehur hapur mbështetjen e protestës të së premtes.

Krijimin e Gjykatës Speciale dhe protestën kundër saj e kanë mbështetur edhe dy subjektet e tjera opozitatre të Kosovës.

“Aleanca solidarizohet me kërkesat dhe qëndrimin këtyre shoqatave” thuhet në reagimin e AAK-së, kurse në NISMA pohojnë se ” vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë”.  Kjo është njëra nga arësyet pse NISMA e mbështet protestën e nesërme. Si arësyetim tjetër zyrtarët e këtij subjekti politik përmendin bindjen se “ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit”.

Ka më se një vit prej kur (mos) krijimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë ka uzurpuar debatin publik dhe agjendën politike në vend dhe jashtë tij.

Koalicioni qeveritar PDK/LDK mbështetë identë për ndryshimet kushtetuese dhe për krijimin e Dhomave Speciale të një Gjykate ndërkombëtare.

Sipas njëshit të BE-së në Kosovë Samuel Zbogar “vetëm Gjykata ndërkombëtare mund të verifikojë të vërtetën përkitazi me akuzat e ngritura në Raportin e Këshillit të Evropës për trafikimin e organeve dhe krimeve tjera që pretendohen në këtë Raport”. Kohë më parë Zbogar kishte deklaruar se “Nëse vota është jo, që ka mundësi, dhe Kosova refuzon themelimin e dhomave speciale kjo do ta kthente Kosovën prapa, para mbikëqyrjes së pavarësisë dhe te tjerët do të vendosin për të ardhmen e saj”.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Anne Jacobson, poashtu është prononcuar shumë herë për rëndësinë që të formohet kjo Gjykatë. Muajve të fundit ajo ka përcjellur mesazh shumë të qartë se ‘në rast që Kosova nuk e voton Specialen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta bllokojnë OKB-në që të krijojë një Gjykatë të tillë.

Këtu mund të gjeni përmbajtjen e Projektligjit për Dhomat e Specializuara./ infoglobi/e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.