Ministri i Arsimit të Kosovës, Shyqiri Bytyqi , kishte njohtuar të premten se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.
Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Këshillin Drejtues të UP-së në shkurt të vitit 2016.
Të shkarkuarit nga Bordi i UP-së janë:
Ismet Salihu,
Alajdin Abazi,
Sigurd Hollinger dhe
Ahmet Latifi.
Ndryshe deri në shkarkimin e tyre Këshilli Drejtues i UP-së kishte 9 anëtarë. Katër nga ta janë anëtarë të MASHT-it, kurse tjerët janë kandidatët e zgjedhur nga vetë Universiteti i Prishtinës.
Anëtarët e mbetur deri në plotësim të vendeve vakante janë:
Prof. Dr. Beqir Sadikaj, anëtar i KD-së
Prof. Asoc. Dr. Zeqir Veselaj, anëtar i KD-së
Prof. Dr. Fevzi Berisha, anëtar i KD-së
Prof. Asoc. Dr. Kemajl Bislimi, anëtar i KD-së
Prof. Asoc. Alberta Troni, anëtar i KD-së
Aktualisht, Rektor i UP’së është Marjan Dema, i ardhur në krye të UP’së me pajtimin edhe të PDK’së.
Sidoqoftë, Bordi i shkarkuar i UP’së ishte kritikuar pse së fundmi mori një vendim e pastaj e anuloi për zbritjen e çmimit të bursave.
Por, Ismet Salihu thotë se shkarkimi i tyre nuk ka ardhur për shkak të këtij problemi. Thotë se kjo çështja është zgjidhur.
“Jemi shkarkuar pas asnjë paralajmërim. Nuk i di motivet dhe as arsyen e këtij shkarkimi”, ka thënë ai.
@InfoGlobi