Ballina / KRYESORE / Kush janë pretendentët për President të Maqedonisë së Veriut (profilet)
pendarovski-siljanovska dhe reka

Kush janë pretendentët për President të Maqedonisë së Veriut (profilet)

Janë tre kandidatë që po garojnë për postin e Presidentit të Maqedonisë Veriore.Që të tre kandidatët, pra Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska , janë profesorë të njohur universitar në Maqedoni.

Blerim Reka ka dalur në fushatë si kandidat i pavarur, por me kohë atij i kanë ofruar mbështetjen subjektet opozitare shqiptare si Besa dhe Aleanca për shqiptarët. Në momentin kur ai mblodhi nënshkrimet dhe bëri publik lajmin se do të garojë për President , analistë të shumtë kishin paralajmëruar se z. Reka do të ketë mbështetje të fuqishme nga shoqëria civile, por se a qëndrojnë këto pohime do të shihet të dielën kur shtetasit e Maqedonisë do të ia mësyejnë vendvotimeve.

Vetë Reka në një intervistë për mediat e Kosovës kishte deklaruar se llogarit në votat e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve,  të secilit që preferon një shtet demokratik që do t’i japë fund sjelljeve autokratike e oligarkike. Reka pra është i bindur që do të ketë vota edhe jashtë korpusit elektoral shqiptar.

Blerim Reka është autor i disa dhjetëra librave dhe të qindëra publikimeve shkencore. Karrierën e kishte filluar si gazetar në, dikur të përdishmen e vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, “Rilindja” .

Që nga viti 2010 Reka mban pozitën e Pro rektorit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL). Mes viteve 2006 dhe 2010 ai ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian, në Bruksel të Belgjikës.

Stevo Pendarovski, është kandidati i përbashkët presidencial i koalcionit të kryesuar nga LSDM-ja , pra është ky i preferuari i socialdemokratëve përkatësisht të Zoran Zaevit, kryeministrit aktual të Maqedonisë së Veriut, por edhe subjekteve politike shqiptare BDI dhe PDSH që janë pjesë e koalicionit qeverisës në pushtet.

“Më keni dhënë përgjegjësi të madhe politike. Eshtë e rëndësishme të demonstrojmë se në Ballkan mund të ketë shtet multietnik, qytetarët e të cilit unifikohen rreth qellimit të përbashkët , integrimit euroatlantik dhe promovimit të të drejtave qytetare”, kishte deklaruar ai për media në ditën kur u fut në garë presidenciale .

Kandidati Stevo Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan në Shkup. Njëherësh ai është koordinator për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Kjo është hera e dytë që Pendarovski merr pjesë në zgjedhjet presidenciale .

Kurse kandidatja Gordana Siljanovska Davkova është e preferuara e partisë konzervatore opozitare VMRO-DPMNE, përkatësisht e presidentit actual të Maqedonis George Ivanov.

Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup.

Këto pra janë profilet e tre pretedentëve për President të Maqedonisë Veriore.

President aktual i shtetit Gjorgje Ivanov pritet ta lë zyrën e Presidentit me 12 Maj . Ai do të mbahet mend për kundërshtimin që i bëri për 27 vjet resht arritjes së marrëveshjes mes Greqisë e Maqedonisë për emrin e shtetit, problem ky që i shkaktoi stagnim afatgjatë Maqedonisë në procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti në Maqedoni të veriut është post ceremonial.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të dalin në vendvotime këte të dielë. Analistët parashikojnë se presidenti nuk do të mundë të zgjedhet në rundin e parë të votimeve dhe se sipas të gjitha gjasave dy pretedentë që kalojnë prakun do të vazhdojnë garën edhe në rund të dytë. /infoglobi

Provo po ashtu

Sot shënohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.