Kush janë njerëzit që bashkë me Trump do të udhëheqin Amerikën?

Donald Trump sot e merr detyrën si President i 45-të amerikan. Sot fillon mandati i kabinetit të tij – më të diskutueshëm në historinë amerikane.

Miliarderë, veteranë, njerëz pa përvojë në diplomaci apo politikë, por në pozicione drejtuese në banka dhe kompani të naftës do të formojnë ekipin e Trump dhe do të luajnë një rol kyç në katër vitet e ardhshme, shkruan Dnevnik.hr.

Ky portal ka veçuar disa nga kandidatët më kontraversë.

Një prej tyre është shefi i ardhshëm i diplomacisë. Rex Tillerson, Tramp e përshkruan si një lojtar botëror. Nuk ka kurrfarë përvoje në sektorin publik. Ai ka punuar 40 vjet në Exxon – kompania më e vlefshme e naftës në botë dhe në dhjetë vitet fundit është në krye të saj. Problemi i tij më i madh është marrëdhënia me Moskën. E njeh Putin qe 20 vjet, dhe ka marrë medaljen e shtetit rus. Prandaj, në seancën dëgjimore në Senat, u sulmua ashpër nga senatori Marco Rubio.

Në mesin e atyre që kanë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë është “qeni i tërbuar”, James Mattis. Marinsi “pa qime në gjuhë” është kandidat për ministër të mbrojtjes. Mattis është shumë i vlerësuar në qarqet ushtarake, por është i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, të tilla si: “Bëhu i sjellshëm, bëhu profesionist, por duhet të kesh një plan për t’a vrarë gjithësecilin që e njeh”.

Nga “qeni i tërbuar” edhe më shumë e diskutueshme është zgjedhja e Trump për njeriun e parë të drejtësisë. Për rendin dhe ligjin do të duhej të jetë përgjegjës Jeff Sessions. E gjithë karriera e tij është e ndjekur nga akuzat e racizmit. 20 vjet më parë, ai hyri në histori si njeriu i dytë në histori që të mos bëhet gjykatës federal për shkak të deklaratave të tij raciste.

Ka edhe ministra si Wilbur Ross i cili është i njohur si “mbreti i falimentimit”, Ministër i Financave, i cili vjen nga Goldman Sachs, njerëz që kanë shumë para, por janë pa përvojë në politikë.

Një prej tyre është dhëndërri i Trump, Jared Kushner, të cilin Presidneti e dëshiron për këshilltarë të lartë. Edhe pse është një ligj që ndalon Presidentin për punësimin e të anëtarëve të familjes në administratën e tij, ekipi Trump është i bindur se ka gjetur një vrimë në ligj, që Kushner nuk do të jetë në kabinet, dhe do të heqë dorë nga paga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.