shqipe pantina

Kush janë humbësit e 12 dhjetorit në Kosovë?

Në ditën e zgjedhjeve u evidentuan një sërë parregullsishë, duke filluar nga ato teknike si p.sh., llampat ultraviolete apo spërkatësi i gishtërinjëve për identifikim të votuesve. Intervenimi për ndërrimin e tyre ishte përpjekje e mirë e KQZ-së, por jo e mjaftueshme për të siguruar proces të rregullt zgjedhor. Më e keqja është procesi zgjedhor më 12 dhjetor u cënua nga vet stafi i KQZ-së: komisionerët e vendvotimeve.

Shkruan: Shqipe Pantina

Përmbledhje e artikullit: Ndonëse këta komisionerë janë nominuar nga subjektet politike, megjithatë ata janë certifikuar nga KQZ-ja, nga i cili organ edhe paguhen për punën e tyre në ditën e zgjedhjeve, prandaj si të tillë ata janë pjesë e strukturës së KQZ-së.

Parregullsitë e evidentuara në të shumtën e rasteve ishin manipulime të qëllimshme nga vetë komisionerët. KQZ nuk ndërmori asnjë veprim për korrigjimin e këtyre veprimeve, përkundrazi më 13 dhjetor (edhepse me vonesë) i bëri publike rezultatet preliminare të votimit, ku në disa raste dalja e votuesve arrinte 142%!

Zgjedhjet e parakohshme nacionale, të mbajtura më 12 dhjetor, edhe pse u cilësuan në përgjithësi të kenë qenë të qeta dhe demokratike, parregullsitë dhe manipulimet që ndodhen në disa qendra votimi në disa komuna e cënuan rëndë procesin.

Zgjedhjet në parim janë një garë, prandaj në garë ka fitues dhe humbës. Por, kush ishin fituesit e kush humbësit e kësaj gare!?

Top listës së humbësve padyshim i prinë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me strukturat e tij: Sekretariati, Komisionet komunale zgjedhore dhe Këshillat e vendvotimeve.

Detyrë e KQZ-së nuk është vetëm përgatitja e zgjedhjeve, siç është pohuar disa herë nga zyrtarët e saj, por edhe mbarëvatja dhe mbi të gjitha ruajtja e integritetit të procesit zgjedhor.

Në ditën e zgjedhjeve u evidentuan një sërë parregullsishë, duke filluar nga ato teknike si p.sh., llampat ultraviolete apo spërkatësi i gishtërinjëve për identifikim të votuesve. Intervenimi për ndërrimin e tyre ishte përpjekje e mirë e KQZ-së, por jo e mjaftueshme për të siguruar proces të rregullt zgjedhor. Më e keqja është procesi zgjedhor më 12 dhjetor u cënua nga vet stafi i KQZ-së: komisionerët e vendvotimeve.

Ndonëse këta komisionerë janë nominuar nga subjektet politike, megjithatë ata janë certifikuar nga KQZ-ja, nga i cili organ edhe paguhen për punën e tyre në ditën e zgjedhjeve, prandaj si të tillë ata janë pjesë e strukturës së KQZ-së.
Parregullsitë e evidentuara në të shumtën e rasteve ishin manipulime të qëllimshme nga vetë komisionerët. KQZ nuk ndërmori asnjë veprim për korrigjimin e këtyre veprimeve, përkundrazi më 13 dhjetor (edhepse me vonesë) i bëri publike rezultatet preliminare të votimit, ku në disa raste dalja e votuesve arrinte 142%!

Dhe, për këtë KQZ heshti duke pritur ankesat e subjekteve politike dhe vendimet e PZAP.

Edhe pse për dikë mund të duket absurde, megjithatë partitë politike ishin humbësit tjerë të këtij procesi. Para zgjedhjeve subjektet që ju futen kësaj gare nënshkruan një Kod etik, ku zotoheshin se do të bëjnë garë fer zgjedhore, edhe pse nënshkrimi i një kodi të tillë ishte i panevojshëm, sepse kjo është e përcaktuar me ligj. Shumë zyrtarë të partive politike në mënyrën më të paskrupullt tentuan ta manipulonin votën e lirë, kurse të tjerët dështuan në ruajtjen e votës së tyre.

Tingëllon ironike por subjekti që nuk nënshkruajti kodin e zgjedhjeve e respektoi atë më së miri. Lëvizja Vetëvendosje! në fakt i vuri në pah shumicën e manipulimeve që u bënë ditën e zgjedhjeve dhe si rezultat i ankesave të deponuara ne PZAP zgjedhjet do përsëriten në disa pjesë të Kosovës.

Ata të paktën janë fituesit moral të këtij procesi!

Vëzhguesit e akredituar si të pavarur të shoqërisë civile gjithashtu janë humbës në këtë proces. Detyrë e vëshguesve të zgjedhjeve nuk është dalja me rezultate preliminare, por ruajtja e integritetit të procesit zgjedhor dhe në rast parregullsish alarmimi te organet përgjegjëse, në mënyrë që të intervenohet për të korrigjuar parregullsitë.
Ditën e zgjedhjeve, “Demokracia në Veprim” jo vetëm që nuk tërhoqi vërejtjen më kohë për manipulimet që po ndodhnin, sidomos në procesin e numërimit, por përkundrazi kishte raste kur vëshguesit e saj u bënë pjesë e manipulimeve.

Por, në të vërtetë ata që humbin, edhpse mund të mos jenë humbës, më së shumti janë qytetarët e Kosovës. Procesi i fundit zgjedhor i kushtoi buxhetit të varfër të Kosovës rreth 8 milionë euro, që duket të jetë procesi më i shtrenjtë në rajon.

T’ju përkujtojmë lexuesve se në zgjedhje dolen rreth 800 000 votues dhe KQZ shpenzoi rreth 8 milionë euro, kurse Shqipëria për shembull ka rreth 3.1 milionë votues dhe në zgjedhjet e fundit kombëtare kishte një buxhet rreth 4 milionë euro.

Përsërirja e votimit do ketë harxhime tjera financiare, që natyrisht do të mbulohen nga buxheti i Kosovës. E humbjet në fakt do t’i ndijmë më vonë, kur edhe më tej do të jemi vendi më i izoluar në Evropë që nuk do të gëzojë liberalizim të vizave; kur raporti i ardhshëm i progresit i Komisionit Evropian do jetë më shumë raport regresi, e bashkësia ndërkombëtare do t’na vlerësojë të padenjë për t’ju bashkangjitur familjes së popujve të qyetetëruar.

Po fituesit e këtij procesi kush ishin?

Epo nëse do ketë të tillë ata do dihen pas 9 janarit të 2011. E deri atëherë çdo të mirë lexuesve të infoGlobit për 2011-ën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.