Ballina / OP./INTERVISTA / Kush ishte Jammal Khashoggi dhe çka dihet për zhdukjen dhe vrasjen e tij?
Jammal Khashoggi

Kush ishte Jammal Khashoggi dhe çka dihet për zhdukjen dhe vrasjen e tij?

Një gazetar saudit vdiq dhe autoritetet turke besojnë se ai është vrarë brenda Ambasadës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Qeveria saudite tha të premten se Jamal Khashoggi vdiq gjatë një grindje në konsullatë. Njoftimi erdhi afër tre javë pas zhdukjes misterioze të Khashoggit.

Gazetari 59 vjeçar hyri në konsullatë më 2 tetor për të marrë dokumentet e nevojshme për tu martuar me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz.

Cengiz tha se kishte pritur jashtë ambasadës për afër 11 orë por ai nuk doli kurrë.

“Jamal nuk ka vdekur. S’mund të besoj që ai është vrarë”, shkroi ajo të shtunën në Twitter.

Kush ishte Jamal Khashoggi?

Khashoggi, ishte një gazetar i shquar i cili kritikonte shpesh qeverinë saudite dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, duke shkruar opinione në The Washington Post.

Khashoggi kishte një karrierë të gjatë dhe të komplikuar.

Nga intervistat me Osama bin Ladenin në vitet 80’ta ai u bë një nga top gazetarët e vendit të tij duke jetuar në eksil.

Khashoggi ishte një nga zyrtarët e lartë të qeverisë saudite dhe punoi për top mediat e vendit. Për shumë kohë ai ishte parë si i afërt me elitën atje.

Por vitin e kaluar, Khashoggi nisi të kritikonte taktikat qeveritare të princit Mohammed.

Familja mbretërore saudite ia kishte ndaluar atij shkrimin pasi ai kishte kritikuar presidentin Donald Trump duke e detyruar Khashoggin të linte vendin për SHBA’të në verën e vitit 2017.

Në muajt e fundit, Khashoggi raportohet tu ketë thënë kolegëve se kishte frikë për jetën e tij.

Pasi u largua nga Arabia Saudite ai jetoi duke lëvizur në mes të Londrës, Stambollit dhe Virxhinias.

The Post të mërkurën publikoi një artikull të Khashoggi shkruar pak para zhdukjes së tij.

Në të, Khashoggi bënte thirrje për liri të shprehjes në botën arabe.

Çka tha Arabia Saudite për zhdukjen e tij?

Zyrtarët saudit fillimisht thanë se Khashoggi u largua nga konsullata duke mohuar raportimet se ai ishte vrarë duke i quajtur ato ‘të pabaza’.

Media shtetërore saudite transmetoi më 11 tetor një lajm se 15 burrat që u tha se ishin përfshirë në zhdukjen e Khsahoggit e të cilët ishin dërguar në Stamboll ‘ishin vetëm turistë’.

Mediat turke raportuan se burrat arritën në aeroportin e Stambollit më 2 tetor, ditën e zhdukjes së Khashoggit, dhe se e lanë Turqinë në të njëjtën ditë.

Të premten Arabia Saudite tha se Khashoggi vdiq gjatë një grindje në konsullatë por nuk dha detaje për trupin e tij.

Çka thotë Turqia për zhdukjen e Khashoggit?

Zyrtarët turq kanë akuzuar sauditët për vrasjen e Khashoggit, duke thënë se nuk ka asnjë provë se ai u largua nga konsullata.

Turqia po i bën presion të vazhdueshëm Arabisë Saudite që të bëhet transparente lidhur me rastin.

Çka dimë ne për hetimet lidhur me zhdukjen dhe vdekjen e Khashoggit?

Ekziston një video në të cilën Khashoggi shfaqet duke hyrë në konsullatë por nuk ka video që tregon se ai u largua nga aty.

Zyrtarët turq thanë se disa pamje nga konsullata janë zhdukur në mënyrë misterioze.

Policia lokale po ekzaminon pamjet nga kamerat në zonë dhe ditën e hënë për herë të parë policia hyri në konsullatë për hetime.

Washington Post raportoi më 11 tetor duke cituar zyrtarë anonim turq dhe amerikanë të cilët thanë se qeveria turke i kishte thënë asaj amerikane se kanë audio dhe video incizime që tregojnë se një ekip saudit vrau Khashoggin.

Gazeta citoi një zyrtar që tha se audio-incizimet tregonin se Khashoggi ishte ‘marrë në pyetje, torturuar dhe pastaj vrarë’ bazuar në zërat e Khashoggit dhe burrave të cilët dëgjohen duke folur në gjuhën arabe.

Një zyrtar turk tha të premten se eshtrat e Khashoggit mund të ishin gjuajtur në ndonjë pyll të Stambollit.

Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me rastin dërgoi në Arabinë Sudite Mike Poppeo.

E fejuara e Khashoggit nga ana tjetër i ka kërkuar atij ‘që të bëjë më tepër’.

Administrata e Trumpit ka një lidhje të ngushtë me Sauditët derisa marrëdhëniet SHBA-Turqi nuk kanë qenë në pozitën më të mirë muajve të fundit për shkak të një pastori amerikan, i cili u lirua më 12 tetor.

@Fluidi

Provo po ashtu

kadri veseli

Veseli: Ndryshimi i kufijve nuk është ide e Thaçit, por e serbëve dhe rusëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një intervistë me rastin e vizitës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.