euro, para

Kush ishte ideatori i teorisë për heqjen e autoritetit të shtetit mbi paranë

Ishte viti 1976 kur ekonomisti austriak, Frederich Hayek, në librin e tij “Denacionalizimi i parasë” propozoi heqjen e autoriteteve kontrolluese të parave.

Ideja e Hayekut ishte që paratë të emetoheshin nga shumë institucione financiare, dhe jo të ketë monopol dhe kontroll nga një autoritet qendror, siç ngjashëm ndodh me bankat qendrore.

Idetë e tij të liberalizmit të skajshëm ekonomik, u etiketuan si revolucionare.

Revolucionare për shkak se rekomandonte një praktikë krejtësisht të ndryshme, që nuk ishte praktikuar asnjëherë që nga fillimi i përdorimit të parave, por edhe për shkak se realizimi i këtyre ideve parashihte heqjen e autoritetit të shtetit mbi paranë.

Shumë i quajtën ide të rrezikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.