Ballina / Kulturë / Kush ishte Gjon Mili, sa e njihni ate ?

Kush ishte Gjon Mili, sa e njihni ate ?

Fotografia është perceptuar si ndalja e çastit, por Gjon Mili i dha jetë çastit të ndalur me artin e tij të fotografimit të lëvizjes.

Gjon Mili u lind në Korçë në vitin 1904. Në moshën pesëvjeçare, ai dhe familja e tij do të emigronte në Rumani, vend në të cilën do të kalonte adoleshencën. Rruga e ndritur e Milit do të fillonte të merrte udhë në 1923 me emigrimin e tij drejt Amerikës. Ai kreu studimet në Universitetin e Massachutes në degën e Inxhinierisë Elektrike.Gjatë studimeve të tij ai u njoh me Harold Edgerton, një prej shpikësve më të mëdhenj të flash-it elektronik. Njohja me Edgerton do ta ndihmonte Milin për të realizuar për të parën herë ne 1937 fotografimin stroboskopik.Përdorimi i flash-it elektronik dhe dritës stroboskopike e bënë Milin unik në lidhjen midis shkencës dhe artit të fotografimit.

Në një intervistë të tij në 1977 ai është shprehur se këtë profesion e kishte nisur si amator duke bërë kërkime në ndriçimin e fotografive, si një mënyrë për të fituar jetesën, por pas dhjetë vitesh ai arriti të formojë kompaninë e tij “Mili Company”.

Mili, provoi të eksperimentonte edhe me kinematografinë me filmin “Jammin The Blues” në vitin 1944. Një film vetëm dhjetë minuta në të cilin i paraqiste aktorët ndriçues në një sfond të zi. Filmi u pëlqye për mënyrën sesi u filmuan aktorët, por ky sukses nuk e bindi Milin të qëndronte në këtë fushë.

Gjon Mili kontriboi për një periudhë të gjatë në revistën“ Life”, në të cilën do të fotografonte shfaqje të vallëzimit, sportit dhe ngjarjeve teatrore, portrete artistësh, muzikantësh, atletësh, kërcimtarësh dhe aktorësh, njofton KultPlus.

Dy nga punimet e tij më të mira janë:“Balerina”dhe“Nudo duke zbritur shkallët”.

Fotografi të Gjon Milit janë përmbledhur në disa libra, duke përfshirë: “Gjon Mili: Photographs and Recollections”, “Photographs of Picasso”, “The Magic of Opera” and “Picasso et la Troisi e me Dimension”.

Gjon Mili vdiq në 1984 nga pneumonia në moshën 79 vjeçare duke lënë pas një punë që kishte arritur majat e fotografisë së lëvizjes.
Sa e njohin shqiptarët Gjon Milin?

Gjatë periudhës që emigroi në Amerikë, ai pati kontakte me shoqatën e diasporës shqiptare “Vatra” dhe njihet për lidhjet e ngushta me Faik Konicën. Konica mendohet të ketë qenë dhe iniciuesi i tij më i madh për ta shtyrë në botën e artit.Por, përpjekjet e para për njohjen e figurës së Gjon Milit në Shqipëri i përkasin viteve ’90. Formimi i shoqatës së fotografëve shqiptare “Gjon Mili” në 1991 nga fotografi “Pirro Naçe” dhe profesori i fizikës Kostandin Leka ishtë një hap për njohjen e figurës së Gjon Milit.Një iniciativë tjetër për të folur për punën e Milit do ta ndërmerrte studiuesi i fotografisë shqiptare Qerim Vrioni. Dy libra të tij: “150 vjet fotografi shqiptare” të botuar në vitin 2009 dhe “Fjalor i fotografisë” në vitin 2013 gjatë rrjedhës së tyre flasin për veprën e Gjon Milit në fotografi.

Me të gjitha këto tentativa, Gjon Mili njihej pak në Shqipëri, derisa regjizorja Suela Bako dhe piktorja Yllka Gjollesha e sollën në qendër të vëmendjes me dokumentarin “ Light”- (Dritë). Një dokumentar për të cilën u punua dy vite në arkivat e Boston,Paris,New York dhe redaksinë e revistës “Life”. Dokumentari flet për jetën dhe karrierën e tij profesionale. Miq,Bashkëpuntor dhe ish-nxënës të tij thanë fjalën e tyre për Gjon Milin në dokumentarin “Light”-(Dritë).

@Fluidi

Provo po ashtu

Kalorësit teutonikë

Kalorësit teutonikë

Urdhri i Kalorësve Teutonikë lindi në Tokën e Shenjtë dhe fitoi famë të konsiderueshme për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.