Ballina / Kulturë / Kush ishin në të vërtetë helenët?
helenët

Kush ishin në të vërtetë helenët?

Studiuesi i njohur Mathieu Arefi në një postim në facebook ka renditur disa teza intersante mbi helenët dhe grekët e tanishëm.

Ja postimi i tij i plotë:

Për të dhënë një përgjigje të saktë duhët të kem një pyetje të saktë pa gabime. Sa për shfaqjen e HELENEVE pas shekullit të tetë para erës sonë (GREKËT, se kështu i quajnë gjithë bota sot) dhe pushtimit të trojave pellazge kjo është e qartë në gjithë veprat e mia dhe tezën time. Sa për çfarë shkruani këtu (“ndërkohë termi “grek”, del në shekujt e parë të erës sonë, emërtuar nga romakët, sipas një fisi, i cili banonte në Italinë e Jugut dhe quhej, ” Graecoi”. Lind pyetja: Ç’është ky alfabet “grek”, rreth 800 vite më parë, në kohën kur termi grek nuk ekzistonte fare?! “) jeni në gabim apo më keni keqkuptuar apo keqlexuar. Termin « Grek » e kanë shpërndarë Romakët në kohën e Aristotelit (-384-322 pes) dmth mes shekullit të katërt dhe të tretë para erës sonë dhe jo në shekujt e parë të erës sonë sikur shkruani. Së dyti ata « Graecit » (Graikosit) në fjalë nuk ishin nga Italia e jugut : gjë që nuk është e mundur ta kem thënë apo shkruar !!

Ja në vijim çfarë kam shkruar në disa artikuj këtu në FB :

1) ALFABETI i quajtur fenikas apo grek

Përshtatja e alfabetit fenikas, i përpunuar duke i shtuar zanoret (fundi i shekullit VIII), i vënë në përdorim rreth shekulli VII/VI. Sipas Herodotit (V. 58 – II, 49), alfabeti u fut në Greqi (Beoti) nga Kadmos fenikasi. Eubianët e Kalkisë do ta kenë futur në Kumes rreth vitit 750 (mbishkrimet në kupën e Nestorit) : hiatus i rëndë, sepse Eubea nuk e njihte alfabetin në atë epokë. Disa mendojnë se grekët dhe fenikasit kanë banuar përbri njëri–tjetrit (Kumes, El Mina, Qipro…?), në një vijimësi të mjaftueshme, prej nga edhe kanë huazuar alfabetin e tyre. Autori latin Plini nuk pajtohët më keto hipoteza.

Por duhët më shtuar që para Plinit, Diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur “fenikas” ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alphabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjistja dhe gjuha të tjera sidomos sémito-egyptianën. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se që nga fillimi, ky alfabet u quajt “gërmat pellazge” dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marr Pelazgëve në ishullin Kretë, kthyën më të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët më anën e fenikianit Kadmos, ai që sulmoj vendin e Pellazgëve në Beoti. Sa do të jetë Herodoti nuk ka shënuar që Pellazgët (në kohën e tij, dmth sh.V-të para erës sonë) kishin shkrimin e vet. Prandaj unë them që me ardhjën e pushtuesve grek Pellazgët kishin humb përdorimin e shkrimit në qjuhën e tyre : një alphabet I uzurpuar nga Helenët.

…..

Sidoqoftë nga fundi i epokës arkaike dhe gjatë epokës klasike, Grekët flisnin vetëm një gjuhë dhe kuptoheshin midis tyre, pavarësisht larmisë së dialektëve të tyre (arkado-qipriote, ionishtja/atike, eolishtja, dorianishte…). Por kudo ata jetonin midis apo të rrethuar nga popullsi që flisnin një gjuhë krejt të ndryshme. Për arsye të morisë së fiseve (disa i quajnë popuj !), të cilët flisnin këtë gjuhë, ata besonin se fliteshin gjuhë të ndryshme të shumta në numër, ndërkohë që ka qenë folur një gjuhë e vetme, por në dialekte apo aksentë të ndryshëm. Ata i quajtën popuj barbarë, që në kuptimin që i jepej në epokën klasike, ishin ata që flisnin një gjuhë të “pakuptueshme”, pra të ndryshme nga greqishtja.

Këta Grekë ndër vendet që ata pushtuan ishin të paktë në numër në atë epokë të hershme. Ishte fjala për një kastë drejtuesish të cilët nënshtruan vendin duke dëbuar prijësit apo mbretërit e qyteteve që ata pushtuan (Danaos Egjiptiani në Argos, Kadmos Fenikasi në Tebë, Pelopsi Azianiku në Lakedemonia, etj…) Pra këta Grekë (Helen) mbërritën me gjuhën dhe kulturën e tyre. Por shumë shpejt ata asimiluan një pjesë të madhe të gjuhës, kulturës, fesë, miteve stërgjyshore të popullsive autoktone të trungut pellazg. Ata miratuan kulturën dhe qytetërimin e popujve të pushtuara ndërsa duke sjellë një mori fragmentash të kulturës dhe gjuhës së tyre. Për tu shkrirë plotësisht në popullsinë autoktone ata përfunduan duke krijuar një gjeneanologji mashtruëse në mënyrë që të besohej se edhe ata ishin autoktonë. Kjo ide e fundit rigjendet e ripërsëritur pambarimisht, pothuajse në të gjitha ceremonitë e tyre fetare dhe kremtimeve politiko-shoqërore. Fakti gjendet po aty, ata gjendeshin në një vend i cili nuk ishte i tyre dhe ku shumica e popullsisë me zanafillë etnike të ndryshme fliste një gjuhë të huaj. Me kalimin e kohës dhe ndikimin e popullsive të trungut pellazg, e folura e grekëve pësoi disa ndryshime sipas krahinave (theksat, dialektet). Ky dallim i të folurit është në zanafillë të dialekteve greke, të cilat i ripërtërinë në fise të ndryshme që i quajtën Jonianë, Eolianë dhe Dorianë. Pra duke filluar nga ndarjet gjuhësore ose dialektore u krijuan artificialisht ndarjet etnike.

Më vonë komentarët japin të dhëna se, në skutat ku u kufizuan, popullsitë e lashta parahelene (pellazge) kishin ruajtur një theks dhe një të folur të ndryshme nga tri të tjerat : Arkadi (si rastësisht një nga vatrat e Pellazgëve) dhe Qipro (koloni e lashtë pellazge, e mbiquajtur mikene, që ka qenë baza e filistinëve/Pellazg para se të sulmojshin Egjiptin dhe vendi që do të bëhej “Filistina” ). Ja përse këta dijetarit të penës krijuan dialektin arkado-qipriot, të cilin e deklaruan si më të lashtin e Greqisë dhe të afërt me popullsitë parahelene të trajtuara gabimisht si stërgjyshër të Grekëve. Mirëpo Arkado-Qipriotja ka ruajtur përafërsi të shumta me Pellazgjishten e lashtë (e mbiquajtur mikene). A nuk na e thotë këtë legjenda se Evandri, i lindur në Arkadi, ishte njeriu i parë që futi alfabetin pellazg në Itali dhe me saktë në Latium mbi malin Palatin? Për një kohë të gjatë Arkadia ruajti kultet dhe traditat e mirëfillta pellazge. Kjo është e vetmja krahinë e Greqisë qendrore që ka ditur të ruhet dhe të formohet si traditë stërgjyshore shumë më pas pushtimit të Helenëve.

2) Emërtimi GRAIKOS…GREK

Sipas disa autor te Antikitetët, « Sellët », priftërinj dhe interpretues të Zeusit pellazg të Dodonës, kishin fqinjë një fis pellazg i quajtur « Graikoi, Graikos » (Graeci, Graeki, Graii, Graiai) pra « adhurues te kultit të gruas plakë » ; ka të ngjarë “perëndesha-Tokë” e Dodonës, e cila shfaqet në një formë të trefishtë : Greët që banonin në luginën e Aeropos. Këto « Greë » (pra « Gra, Gratë » shqip) të lindura (sipas legjendës) nga Forcis dhe Keto si dhe motra të Gorgonëve, ishin tre (Pefredo, Enio dhe Dino). Por Helenët më vonë do ta zëvendësojnë kultin matriarkal të “Greëve” me atë të « Helles » patriarkal. Shumë gjëra pellazge kanë qenë të zëvendësuara (dhe të përziera) ashtu nga Helenët.

Aristoteli ((384/322 para erës sonë), në librin e tij « Meteorologji », (I, f.14), i vendos ata në rajonet e sipërme të Pindit, « në rrethinat e Dodonës dhe të Akelos ». Sipas atij, ky rajon kishte pasur një përmbytje të tmerrshme, atë të « Deukalionit » (si « Noeu » i Biblës). Por asnjë nga hulumtimet moderne, si ato arkeologjike dhe ato gjeologjike nuk kanë bërë të mundur të vërtetohet kjo legjendë dhe teza e Aristotelit : aty nuk është gjetur asnjë gjurmë përmbytjeje të madhe apo të vogël. Aristoteli mendonte se “Hellada më e lashtë ishte peri-dodoniane”. Por Straboni, i lindur në vitin 58 para Krishtit (III shekuj e ndajnë nga Aristoteli !), a nuk pohonte se Epiri ishte « me zanafillë pellazge »? Nga ana tjetër, Aristoteli nuk gabohet ndërsa pohon se Helenët ishin fqinjët të Sellëve (Selloi), priftërinjtë e famshëm të « Zeusit pellazg ». Ky emër, Selloi, a u shndërrua në Helloi (S=H) ? Megjithatë është e pakundërshtueshme që kulti i “Greëve” (shqip : Grave !) u zëvendësua nga ai i « Hellës ». Ka të ngjarë që Aristoteli të jetë në zanafillë të ngatërresës, e cila vazhdon ende dhe që i nxirrte Helenët se vinin nga « veriu » (hipotezë krejt e panjohur nga autorët e lashtë, paraardhës të Aristotelit) i Greqisë dhe që historianët doktrinues të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX (doktrina naziste), kanë shkuar edhe më tej, duke mburrur zanafillën nordike të Dorianëve, « racë e bardhë, e kulluar, e disiplinuar, luftarake dhe e virtytshme » ! Ndërkohë që këta nordikë ishin thjesht « Ilirët », jo Helenët, të cilët kishin qysh nga kohë të kahershme, që banonin në këtë Veri të famshëm të Greqisë (jo të Evropës veriore sikur e mendojnë disa) !

Ka shumë të ngjarë që « Graikoi apo Graikos » të rrjedhë nga emri i këtyre « Greë apo Graia ». Emri pellazgo-shqiptar grua do të jetë krijuar nga fjala “(n)garkoj” që do të thotë « le shtatzane » dhe « (n)garkua » = ngel shtatzanë. Kuptimi tjetër vetëkuptohet që është « ngarkoj » ( gegërisht = garkua). Duhet shënuar që dialekti gegë i Shqipërisë veriore, ai që është më i afërt me pellazgjishten e lashtë, nuk e përdor bashkëngjitjen apo dyfishimin e bashkëtingëlloreve të ndryshme, krejt ndryshe nga dialekti toskë, i vendosur nën regjimin komunist (duke besuar se po bënin unifikimin e dy dialekteve si gjuhë letrare dhe zyrtare e Shqipërisë në 1972!) : « garkoï » (gegërisht garkoj) në vend të « ngarkoï » (toskërisht ngarkoj), apo « diq » (geg.) në vend të « vdiq » (tosk.), apo « maroï » (geg. maroj) në vend të « mbaroj » (tosk.), etj.
Vetëm pas kësaj shkëputjeje të ndikimit të kultit matriarkal, Helenët e braktisën këtë kult dhe morën përfundimisht kultin e tyre « patriarkal » (sistem semito-egjiptian), që u përhap pastaj në tërë Evropën. Por këta « Graikoi/Graikos » ishin Pellazg të vërtetë dhe mbi të gjitha në lidhje të ngushtë me disa popuj të Italisë, të trungut pellazg (mesapët, Iapigët, Daunët, etj). E vërteta është se Romakët e përhapën (në shekullin e tretë para erës sonë), pa ndonjë qëllim hileqar, emrin Graikoi (Graeci, Graeki, Graiki, Graikos) në tërësinë e Helenëve, të cilët, përkundrazi, nuk e quajtën kurrë veten Graikoi por Helenë ! Ata (Italianët) u ngatëruan sepse kanë bësuar se ata « Graikosët » vishin nga « Helada » ndërsa ata vishin nga « epiri » iliro-pellazg ! Romakët e përdorën përfundimisht këtë etnonimi të çuditshme për të quajtur Helenët. Kjo është një nga paradokset e shumta të Greqisë antike !

E gjithë kjo ngatërresë është rezultat i kësaj fqinjësie të detyruar, të dyfishtë, si dhe për shkak të luftërave të pafundme (për marrje pushteti) midis njërës pjesë të Pellazgëve vendas dhe pushtuesve të parë Akenë, Danaenë (Egjiptianë) dhe Kadmenë (Fenikas), çka shkaktoi hap pas hapi shuarjen apo shpërndarjen e Pellazgëve, përpara kësaj pakice pushtuesish të rinj. Kjo ngatërresë ka ngjarë në kombe të tjerë : Emri Angli rrjedh nga « anglët » – popull gjerman ; « Egjipt », emër i krijuar nga Grekët, por Egjiptianët e quajnë vendin e tyre « Misr »; « Gjermania » (emër që përdorën të huajt), quhet nga populli « Deutschland » (Dojçland); « Shqipëria » nga të huajt quhet Albania, Albanie, Alvania , Albanski, Arnaut (që rrjedh nga greqishtja « Arvanos »), etj, etj.

Më në fund GREQIA (HELADA) KA EKZISTUAR POR JO QË 2000 apo 2200 vite para erës sonë SIKUR MËSOHËT nëpër shkolla, universitete, institute akademike, Internet apo gjetkë POR PAS SHEKULLIT TË TETË para erës sone dhe sidomos pas pushtumit të trojave pellazge veçanërisht të Azisë Minore në fillimin e shekullit të shtatë rreth -680 para erës sonë. KY ËSHTË THELBI I TEZËS SIME E PARAQITUR NË SORBONËN E PARIZIT dhe në të dy LIBRAT e mi. KJO ËSHTË BËRË më prova të pakundërshtueshme, argumenta bindëse, analiza të thella, referenca të sigurta të mbeshtetura nga deshmitë dhe pohimet të qarta të autorëve të lashtësisë.

Unë gjithmonë kam luftuar kundër faktit që disa Shqiptarë (Novice, amator apo pseudo-historian apo historian të gabuar) të cilët nuk janë as shkencëtar, as historian të vertetë, as gjuhëtarë mashtrohën duke përhapur ideja të rreme apo informacione të rremë. Para pushtimit romak në -146 nuk kishte shtet grek sikur ekzistojnë shtetet sot me troja të caktuara një president apo mbret dhe me kufij, etj.

Në ato kohë dhe që nga kohët e lashta ka pasur tirane, despote, oligarke, udhëheqës, shefe klaneve, pushtuës, etj. Ka pasur kryesisht vetëm « qytete-shet » të tilla si Athina apo Sparta, por nuk ishin të përfshirë në një shtet të veçantë. Ishin romakët (pas -146 para erës sonë) të cilët krijuan një Greqi të madhe, ku kishin përfshirë Epirin dhe Maqedoninë, ndërsa këto të dy vende nuk kanë bërë asnjëherë pjesë të Greqisë. Dhe për me shumë Greqia mbeti në një gjumë letargjik për me teper se 2000 vite ! Ajo që më bën të zemërohëm dhe të pezmatohëm është fakti ku disa pohojnë pa ndonjë dëshmi apo argumente bindëse se Greqia nuk ka ekzistuar para vitit 1830 dmth pas pavarësisë së saj nga pushtetit osman !!! Kjo është një l’arthrite që i shërben vetëm interesave të armiqve të kombit shqiptarë dhe që sidomos nuk i shërben as shkencës as historiografisë së vërtetë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Foto e rrallë e ngritjes së flamurit në Shkodër më 1913

Një foto e rrallë është publikuar sot nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.