Ballina / KRYESORE / Kush i prin abuzimit të lirisë në internet?
abuzimi internet

Kush i prin abuzimit të lirisë në internet?

Propaganda online dhe dezinfomimi kanë ‘helmuar’ hapësirën digjitale, derisa grumbullimi i të dhënave personale është duke ndryshuar pikëpamjet e privatësisë. Duke vendosur Kinën në krye të këtyre operacioneve, në raportin e vitit 2018 për lirinë në internet, organizata, Freedom House tregon rreziqet kryesore nga të cilat rrezikohet bota virutale.

I titulluar Liria në internet, raporti përfshin të dhëna nga 65 shtete, që përbëjnë 87 për qind të personave që kanë qasje në internet në gjithë botën.

Estonia dhe Islanda kanë rezultuar të jenë vendet me lirinë më të madhe në internet, të përcjellura nga Kanadaja, Gjermania dhe Australia.

Ndërkohë, derisa Kina mban vendin e fundit në listë, afër kësaj pozite gjenden edhe Irani, Etiopia, Siria dhe Kuba.

Sipas të gjeturave të kësaj Organizate, shumë shtete në botë janë duke ndjekur të ashtuquajturin ‘model kinez’, i cili bazohet në censurë dhe sisteme automatike të mbikëqyrjes, çka ka rezultuar me autoritarizëm digjital dhe rënie të lirisë në internet për të tetin vit me radhë.

Në raport përmendet se si ngjarjet e këtij viti mund të konfirmojnë se interneti mund të përdoret qoftë për lëkundje të themeleve të demokracisë, ashtu edhe për destabilizim të udhëheqësive diktatoriale.

Një nga ngjarjet që ka fituar vëmendje lidhur në këtë çështje është edhe dëshmia e shefit ekzekutiv të rrjetit social, Facebook, Mark Zuckerberg, në dy seanca të Kongresit amerikan, për rolin e kësaj kompanie në skandalin Cambridge Analytica, i cili ka treguar se 87 milionë përdorues të Facebookut janë përballur me informacione të lidhura me politikën.

Përveç tjerash, ky rast konsiderohet në raport si treguesi më i mirë se si informacionet personale janë duke u përdorur në masë të madhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në botë.

Në të dhëna thuhet se hakerët rusë kanë shënjestuar votuesit amerikanë në disa shtete, si pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të dëmtuar integritetin e zgjedhjeve presidenciale më 2016 në SHBA dhe që nga ajo kohë, studiues të sigurisë kanë zbuluar raste të ngjashme të kenë prekur 198 milionë amerikanë, 93 milionë meksikanë, 55 milionë banorë të Filipineve dhe 50 milionë turq.

raporti freedom house 2018

Prandaj, sipas Organizatës, me apo pa qëllim të krijimit të dëmit, interneti dhe mediat sociale në veçanti nmund t’i shtyjnë qytetarët nëpër zona polarizuese, çka ndikon në ushqyerjen e armiqësive në mes të komuniteteve.

Në 12 muajt e fundit thashethemet e rreme në Bangladesh, Indi, Shri Lankë dhe Mianmar, së bashku me propagadën me bazë urrejtëse kanë nxitur dhunë fizike kundër minoriteteve entike dhe atyre fetare.

Kina, abuzuesja kryesore e lirisë në internet

Gjatë vitit 2018, raporti tregon si shtetet me sistem autoritar kanë arsyetuar përqafimin e modelit kinez me arsyetimin e luftimit të “lajmeve të rreme” dhe skandaleve tjera me të dhëna.

Kina mbetet lidere në trajnimin e botës drejt autoritarizmit digjital. Këtë vit Pekini ka nisur fushatë për të popullarizuar modelin e saj përmes trajnimeve të shkallës së gjerë duke shënjestruar zyrtarë të huaj dhe duke iu ofruar qeverive teknologji kineze, duke mos harruar edhe kërkesën drejtuar kompanive ndërkombëtare që të veprojnë në përputhje me rregulloret e këtij shteti edhe kur veprojnë jashtë Kinës.

Qeveritë në shtetet si Egjipti dhe Irani kanë votuar në të mirë të ligjeve më të ashpra që mund të zbatohen në rrjetet sociale, kundër kritikëve të burgosur me arsyetimin e kufizimit të lajmeve të rreme dhe bllokimin e mediave të huaja në shpërndarjen e informacioneve.

Madje Kina, Rusia dhe shtete tjera shtypëse janë duke u kërkuar kompanive që të ruajnë të dhënat e qytetarëve të tyre brenda kufijve, në mënyrë që agjencitë e sigurimit të kenë qasje në to.

Kontrolli i internetit në Kinë ka prekur ekstreme të reja më 2018 me zbatimin e Ligjit të ri për siguri kibernetike dhe zhvillim të teknologjisë mbikëqyrëse.

Këto trende përbëjnë kërcënim ekzistencial për të ardhmen e lirisë në internet dhe shpresave për demokraci më të madhe në botë.

Kufizim në emër të “lajmeve të rreme”

Sikurse “terrorizmi”, termi “lajme të rreme” është përdorur nga liderët autoritarë për të justifikuar masat e tyre ndaj kundërshtarëve. Ndonëse përmbatja e falsifikuar përbën problem më vete, disa qeveri janë duke e përdorur këtë fenonem si arysetim për të kontrolluar informacionin.

Vetëm në vitin e kaluar, 17 shtete kanë miratuar apo propozuar ligje që kufizojnë aktivitetin e mediave në emër të “lajmeve të rreme” dhe manipulimit online.

Qeveritë në Bjellorusi, Kamboxhia, Kinë, Egjipt, Iran dhe Rusi kanë marrë të gjithë hapat për të heshtur zërat e pavarur, duke arguemntuar se vetëm shteti duhet besuar në ndarjen e të vërtetës nga jorealja.

Shumë qeveri vazhdojnë të manipulojnë me përmbajtje në rrjetet sociale, duke përfshirë komentuesit e paguar nga Qeveria bashkë me përmbajtjet e sponsorurara, të cilat tashmë janë kthyer në praktikë vitet e fundit, kryesisht në rrjetete sociale, Facebook dhe Twitter, pasi në aplikacione të tilla si WhatsApp, qasja në informacione është më e vështirë.

Megjithatë, aktivizmi digjital mund të jetë faktor nxitës në ndryshimet politike, ekonomike dhe ato sociale.

Interneti vazhdon të shërbejë si vegël e ndryshimeve demokratike.

Shembull, Armenia ka kaluar një kateogri më lartë në listën e Freedom House, përkatësisht në listën e vendeve të lira, meqë ka përdorur në mënyrë efikase hapësirën e rrjeteve sociale, aplikacionet për komunikim dhe shërbimet e transmetimit live për të shënuar ‘Revolucionin e Kadifenjtë’ në muajin prill.

Një tjetër shembull pozitiv është edhe ai i Etiopisë, kryeminstri i së cilës ka liruar nga burgu blogerë dhe aktivistë të mirënjohur, duke premtuar në uljen e kontrollit të rreptë të shtetit në aktivitetet online.

Përgatiti: Krenare Cubolli
@Fluidi

Provo po ashtu

thaci putin infoglobi

Presidenti Thaçi takohet me presidentin Putin

12 Nentor 2018, Paris: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të hënën në rrjetet sociale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.