Ballina / LIFESTYLE / Kush i fiton 70 mijë dollarë në minutë
Nancy Walton Lorry

Kush i fiton 70 mijë dollarë në minutë

Familja më e pasur në botë, familja Walton, fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon

Kjo do të thotë se për një orë inkason 4,2 milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë më e pasur për 100 milionë dollarë,  shkruan Bloomberg.

Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri.

E mediat lokale raportojnë se kjo familja ka 39 miliardë dollarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar.

E në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48,8 miliardë dollarë, e nga pas i ndjek motra Eliss me 48 miliardë dollarë.

Lukas Walton, djali i tretë i vëllait të John-it që ka ndërruar jetë në vitin 2015, ka një pasuri prej 16, 7 miliardë dollarë.

Ann Walton Kroenke dhe Nancy Walton Lorry, vajzat e themeluesit të Walmart, Budd Walton, “peshojnë” rreth 6 miliardë dollarë, sikurse Cristy Walton, e veja e John Waltonit.

Provo po ashtu

Mbajeni në mend mirë! Çelësi i martesës së lumtur është në duar të femrës!

Njëri ndër faktorët vendimtarë, kyç dhe i vetëm për martesë të lumtur është që femra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.