Ballina / KOSOVA / Kush i bëri publike mesazhet e Aidës për Albinin? Verzioni i Tinka Kurtit
tinka kurti VV

Kush i bëri publike mesazhet e Aidës për Albinin? Verzioni i Tinka Kurtit

Përçarjet në Vetëvendosje tanimë janë realitet. Si rezultat i tyre nga të gjitha pozicionet e këtij subjekti politik, ditë më parë u tërhoq deputetja Aida Dërguti,  e cila në një komunikim në viber kishte përdorur fjalë ofenduese ndaj themeluesit të VV-së, Albin Kurtit, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të gazit lotsjellës dhe sjelljeve të dhunëme që ka prdorur në seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë legjislativit të shkuar.

Ajo që nuk dihet, por që ka ngritur spekulime të shumta, është dyshimi se kush i ka ‘përçuar’ në publik mesazhet me fjalë ofenduese ndaj Albin Kurtit, që  Aida Dërguti i kishte shkruar në Viber.

Sipas disave këte e ka bërë  Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti. Ajo, megjithatë e mohon një gjë të tillë, por jo vetëm kaq. Tinka Kurti akuzon bashkëpartiakët saj, si Dukagjin Goranin e Dardan Molliqajn. Madje, zëdhënësja nuk ngurron të cilësoj me epitete si ‘media të SHIK-ut” disa media të Kosovës.

Lexoni më poshtë regimin e saj të plotë të postuar në Facebook: 

Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë’ vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Levizjen nga brenda.

Për këto shpifje janë zgjedhë me kujdes mediat e SHIK-ut, si (mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës.

Se kush po i nxjerr infot, kjo u kuptua mbramë, kur informata ekskluzive të porositura nga grupi i shantazhit, dolën në Periskop direkt nga mbledhja e Kryesisë. Mbledhje e mbyllur. Të pavërteta gjithsesi.

Sigurisht që nuk na trembni ju që keni frikë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj

Haradinaj: Bedri Hamza kishte pagën 4 mijë euro…

Kryeministri Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza, pasi ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.