Kush është më i rrezikshëm, alkooli apo marijuana

Alkooli është i dëmshëm për shëndetin dhe këtë e dinë të gjithë. Por një studim i publikuar së fundmi në revistën “Scientifc Reports” e cilëson atë si një nga “drogat” më të rrezikshme, pasi konsumimi i tij lidhet direkt me rrezikun e lartë të vdekjes.

Por ajo që të surprizon më shumë nga ky studim është fakti se sipas tij, marijuana konsiderohet një drogë më e lehtë se alkooli, kjo për shkak të rrezikut të ulët të vdekjes.

Studiuesit kanë analizuar efektet që kanë në organizëm substancat si alkooli, heroina, kokaina, ekstazia, metamfetamina dhe marijuana. Të gjitha drogat e marra në studim kanë efektet e tyre anësore, por grafiku tregon se lidhjen më të madhe direkte me rrezikun e vdekjes e ka alkooli.

Alkooli mund të konsiderohet më i rrezikshëm se heroina e kokaina përsa i përket rrezikut të vdekjes, ndërkohë që krahasuar me marijuanën, ai cilësohet 114 herë më shumë vrasës.grafiku

Këto rezultate konfirmojnë studimet e kryera mbi drogat 10 vite më parë. Kjo mund të nxisë disa vende të shkojnë drejt legalizimit të marijuanës, një debat i cili është aktiv në SHBA.

Studiuesit thonë se edhe konsumimi i marijuanës ka rreziqet e veta, por kjo vlen për një sërë substancash që ne fusim në trup rregullisht.

“Konsumimi i tepërt i sheqerit na ekspozon ndaj kariesit dhe diabetit. Kripa në sasi të mëdha rrit mundësinë për ikuts”, shkruan gazeta “Washington Post”, e cila i referohet studimit.

Sipas studiuesve, rezultatet sugjerojnë se ajo që duhet kontrolluar më mirë duhet të jenë duhani dhe alkooli dhe jo drogat e lehta.

“Kur është fjala për marijuanën, mund të flitet për legalizim të saj”, shkruan gazeta, e cila sugjeron se mund të ketë ardhur koha që ligjvënësit të shohin mundësinë e kufizimit të përdorimit të alkoolit dhe duhani, më parë se t’i përqendrojnë forcat në përpjekjen për të ndaluar legalizimin e marijuanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.