fbpx
zyra_infoglobi

Kush është më i lumtur në vendin e punës?

Universiteti Irvin I Kalifornisë doli me studimin e radhës që ka befasuar shumë kend.

“Vendet e punës që nuk kërkojnë ndonjë angazhim të veçantë psikik I shkakton të punësuarve një ndjenjë kënaqësie dhe më pak stress e frustrim”, shprehet Gloria Mark, e cila ka udhëhequr studimin për kënaqshmërineë dhe pakënaqshmërinë e të punësuarve në vendet e tyre të punës.

Punonjësit të cilët janë të angazhuar në kryerjen e punëve që kërkojnë koncentrim dhe angazhim më të madh mendor janë pakrahasueshëm më të palumtur se sa personat që thjeshtë merren me çështje teknike e rutinore.

“Koncentrimi shkakton stress të paparë e njerëzit në parim janë më të lumtur atëherë kur nuk kanë stress” thotë Mark.

Hulumtimi është realizuar me punonjësit e korporatës botërore Microsoft dhe ate nëpërmjetë metodologjisë së anketimit dhe të observimit të sjelljes së punonjësve në vendin e punës. /infoglobi/v.b.