Ballina / KOSOVA / Kush do të jetë i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi ?

Kush do të jetë i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi ?

Është gjithnjë e më e sigurt se gjatë mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian, pritet të emërohet një i dërguar i posaçëm që do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas burimeve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania.

Burime të REL-it nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend.

Sipas burimeve në Berlin, në momentin kur nisma fillon zyrtarisht, Qeveria gjermane do të insistojë që ndërmjetësi në dialogun e bllokuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë përfaqësuesi i saj.

Sipas burimeve gjermane, kjo do të “amortizonte” procesin e udhëhequr deri më tani nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në largim Federica Mogherini, e cila, siç thonë në Berlin, “në mënyrë të pashmangshme çonte në një shkëmbim territoresh”.

Burime nga disa shtete anëtare të BE-së tregojnë se ekzistojnë dy arsye për caktimin e një përfaqësuesi të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
E para ka të bëjë me vendimin e fundit të administratës amerikane për të emëruar Matthew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Një rrethanë tjetër që çon në vendimin për emërimin e një të dërguari special evropian është Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm i BE-së, Josep Borrell.
Ministri aktual i Jashtëm i Spanjës, dhe kryediplomati i ardhshëm evropian, Josep Borrell, vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai personalisht ka qenë shumë kritik.

Provo po ashtu

ismail kadare, shqiperia, amerika, amerikanet, Neustadt 2020, pirze nobel, nobeli per leteresi

Ismail Kadare nderohet nga amerikanët me çmimin “Neustadt 2020”

Ndërsa po sot përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.