fbpx

Kusari: Po shkurtohen mjetet për arsim e shëndetësi, po rriten për asfalt

Mimoza Kusari Lila nga LVV ka kritikuar Qeverinë duke thënë se pavarësisht situatës me pandeminë, ka shkurtuar mjetet financiare për arsimin e shëndetësinë, por ka rritur buxhetin për asfalt. Këto probleme, sipas saj, janë më të mëdhatë në 20 vitet e fundit.

Këto komente Kusari Lila i ka bër në seancën e komisionit për Buxhet dhe Transfere, ku u shqyrtua në parim Projektligji për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

“Duhet t’u tregojmë qytetarëve se për vitin 2021 që buxheti për rimëkëmbje ekonomike do të jetë 168 milionë euro më pak se vitin e kaluar. Kemi zvogëlim të buxhetit në disa ministri, por ka rritje në ministrinë e Infrastrukturës për 53 milionë euro. Kemi rritje të buxhetit për asfalt, kurse zvogëlim për arsim. Projektbuxheti duhet te flasë për prioritete të qeverisë, neve na vjen projektbuxheti me 54 milionë më shumë për asfalt, keni shtuar autostrada të reja, kurse kemi zvogëlim të buxhetit për ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila.

Mendim tjetër ka Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, sipas të cilit projektligji është gjithëpërfshirës dhe u përgjigjet kërkesave ndaj tyre.

Krasniqi ka deklaruar se rënia ekonomike këtë vit pritet të arrijë në 6.7 për qind. Gjithashtu, sipas tij, shteti deri në fund te vitit do të ketë 320 milionë euro më pak të hyra.

“Synimi ynë ka qenë që t’i adresojmë problemet kryesore në kohën e paqartësive të mëdha në aspektin shëndetësor dhe ekonomik. Ekonomia gjatë vitit 2020 do të tkurret për 6.7 për qind si rezultat i pandemisë. Më 2021 pritet që ekonomia të rritet në 5.2 për qind dhe të kthehet sikur para pandemisë. Mbi 320 milionë euro do të kemi rënie në të hyra deri në fund të vitit. Një pjesë e obligimeve për investime publike do të barten për vitin e ardhshëm”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.