ortes sota

Kurum: Nuk kemi pranuar asnjëherë pagesa kesh nga klientët

Bie deklarimi i Orest Sotës në polici pas arrestimit, se 800 mijë eurot që u gjetën në makinën e tij ishin për një pagesë për firmën Kurum. Vetë drejtuesit e firmës e përgënjeshtrojnë këtë deklaratë.

Sot ndaj Sotës u vendos masa e sigurisë ë arrestit me burg, ndërsa tre ditë më parë ai u ndalua në Elbasan. Sotës rezultonte i papajisur me leje drejtimi, ndërsa në makinë policia gjeti rreth 800 mijë euro dhe 2 patenta të ish-ministrit të Bendshëm Saimir Tahiri. I pyetur për shumën e konsiderueshme të parave, Sota ka deklaruar se paratë ai do i dorëzonte pranë firmës Kurum për shlyerjen e një fature të mëparshme për blerje hekuri nga kjo kompani.

Por policia ka marrë në pyetje drejtuesit e Kurum, të cilët kanë deklaruar se në aktivitetin e tyre nuk kanë pranuar asnjëherë pagesa “CASH” nga klientët.

Po ashtu, drejtuesit e kompanisë së hekurit i thanë policisë se nuk prisnin një klient të tillë, pasi nuk kishin pasur asnjë komunikim të mëparshëm me të.

25-vjeçari është pyetur edhe përse gjendeshin në makinën e tij dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, por ai ka deklaruar se i kishte harruar shoferi i Saimir Tahirit me të cilin kishte miqësi.

Pas arrestimit, i dyshuari nuk ka pranuar të japë më shpjegime për policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.