Kurti vazhdon të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi sot se Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë e profesional dhe për një qeveri të re kredibile.

Ai gjatë një takimi me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, ka ritheksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që sipas tij do të nxirrnin një qeveri legjitime dhe e cila do të ketë besueshmërinë qytetare për të udhëhequr me vendin.

Në takim u fol edhe për bisedimet e paralajmëruara në Uashington mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e SHBA-së, situatën politike në vend dhe gjendja me pandeminë COVID-19.

Gjatë ditës Kurti u takua edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Pas takimit mediat raportuan se gjatë këtij takimi të mbajtur prapa dyerve të mbyllura është diskutuar për zgjedhjet eventuale. Por, Haradinaj ka deklaruar se nuk është diskutuar për zgjedhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.