Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kurti u takua me udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Kurti u takua me udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Një takim me kreun e Vetëvendosjes e ka zhvilluar sot udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Në takimin Bilek-Kurti, u diskutua për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësi i Ambasadës theksoi se Ballkani Perëndimor është njëra nga përparësitë e politikës së jashtme çeke dhe se Republika e Çekisë mbështet aktivisht përpjekjet e vendeve të rajonit që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, u diskutua edhe gjendja e tashme politike në Kosovë, derisa kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, informoi për përparësitë e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.