Ballina / KOSOVA / Kurti takohet me Ambasadorin amerikan Delawie
kurti e delawie

Kurti takohet me Ambasadorin amerikan Delawie

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti sot është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Greg Delawie. Siç ka shkruar Kurti në Facebook, kanë biseduar për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare.

Gjatë takimit është biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delaëie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delaëie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delaëie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen.

@Fluidi

Provo po ashtu

avdullah hoti

Hoti jep detaje rreth takimit Delawie-LDK në shtëpinë e Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka folur në Frontal të T7 pas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.