Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kurti shpall fitoren: Kosova -shtet zhvillimor dhe shtet i së drejtës

Kurti shpall fitoren: Kosova -shtet zhvillimor dhe shtet i së drejtës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pikërisht në mesnatë e ka shpallur fitoren e subjektit të tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën këtë diele në vendin tonë.

“Si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, e shpall fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, në legjislaturën e shtatë. Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo për gjithçka ja ka vlejtë, sepse çdo sakrificë ia vlen për popullin tonë të dashur. E kemi konsideruar obligim e detyrë tonë, e kjo do të shtohet për ta kthyer vendin në binarët e duhur”, ka thënë Kurti.

“Sonte jemi në festë, e prej nesër do të angazhohemi për krijimin e Qeverisë së re. Qysh nesër do të vendosi kontaktin me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kurorëzuar ndryshimin. Kur opozita bëhet qeveri, atëherë kurorëzohet ndryshimi. Ndërkohë, ndryshimi ka ndodhur me fitoren tonë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket dialogut me Serbinë ai ka thënë se si kryeministër do të marrë përgjegjësitë që i takojnë me kushtetutë dhe se nën udhëheqjen e tij nuk shtrohet pyetja se çfarë i jep Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por borxhi që Serbia i ka Kosovës që prej pushtimit.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që e ushtruan të drejtën demokratike me votë të lirë, e cila sipas tij në fund u shndërrua në festë nacionale. Ai në veçanti i falënderoj aktivistët e lëvizjes në mërgatë dhe theksoi se mërgata më nuk do të ketë nevojë për të udhëtuar për Kosovë por do të votojë në ambasadat e shteteve ku jetojnë.

Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me shtetet mike të Kosovës.

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.