albin kurti

Kurti: Përqendrimi ynë është te pandemia, e jo politika

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Qeveria që udhëheq nuk ka kohë të merret me tema tjera, apo siç e quajti ai, pingpongun politik, – por është e përqendruar krejtësisht në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët”, tha Kurti.

Kurti I bëri këto komente gjatë një vizite që I bëri komunës së Gjilanit, ku së bashku me ministrinë e shëndetësisë Arben Vitia u takuam me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Ai paralajmëroi për sot një mbledhje online të kabinetit qeveritar ku do të diskutohen masat e ardhshme sa i përket mbrojtjes nga koronavirusi.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 13 prill.

Kurti njoftoi se në mbledhje do të diskutohet për masat e reja, por shtoi se Covid-19 mbetet problem i madh.

“Lëvizja e njerëzve është lëvizje për virusin”, tha ai.

Kurti u shpreh se duhet të gjetur mënyra të reja, jo vetëm për njerëzit, por edhe për lëvizjen e bizneseve.

”Të krijojmë hapësirë dhe për bizneset tona, krahas shëndetit publik duhet të mendojmë edhe për shëndetin ekonomik”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tregoi se ka njoftuar kryeministrin për masat që ka marrë komuna në luftën ndaj koronavirusit, por edhe për telashet që përballet ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.