Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kurti: Mungesa e një pike qendrore turistike, mbetet ndër problemet që ka Prishtina

Kurti: Mungesa e një pike qendrore turistike, mbetet ndër problemet që ka Prishtina

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar sot Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se është stërzgjatur restaurimi i saj.

Kurti, i shoqëruar nga dy kandidatët e këtij subjekti për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajrulla Çeku e Yll Rugova, tha se stërzgjatja e restaurimit të kësaj xhamie nuk është problemi i vetëm.

Mungesa e një pike qendrore turistike, për të mbetet ndër problemet që ka Prishtina.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se problemi i stërzgjatje së restaurimit qëndron tek institucionet që nuk e kanë trajtuar si duhet këtë proces.

Gjendja e kësaj xhamie, sipas Çekut, tregon më së miri se si është trajtuar trashëgimia përgjatë këtyre viteve.

Sipas tij, menaxhimi i trashëgimisë kulturore përfundimisht duhet të bëhet me bizneset, organizatat dhe komunitetin, në mënyrë që shteti të shkarkohet nga barra financiare për ta mbuluar koston.

E kandidati tjetër i LVV-së për deputet, Yll Rugova, tha se në vend se të përparohet në fushën e trashëgimisë kulturore, në këtë drejtim ka pasur regres.

Xhamia e Çarshisë është një ndër objektet e para të ndërtuara në Prishtinë dhe ndodhet në qendër të qytetit. Ajo është ndërtuar në vitin 1391, ndërsa gjendja e saj sot lë për të dëshiruar.

Provo po ashtu

Përfundon numërimi i votave të mërgatës, momentalisht Nisma-AKR kanë 4.99%

10:00 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.