Ballina / KOSOVA / Kurti: Me z. Grenell u pajtuam se Kosova ka nevojë për zhvillim

Kurti: Me z. Grenell u pajtuam se Kosova ka nevojë për zhvillim

Pas takimit në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë me ambasadorin amerikan në Gjermani Grenell dhe atë në Prishtinë, Kosnett, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se Grenell fillimisht ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosje për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Vetëvendosje, thuhet se Grenell para se të udhëtonte për Beograd, theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.

Në komunikatë thuhet pos tjerash se Kurti është pajtua me ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti është shprehur se “përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të”.

Në fund të komunikatës edhe përmendur se bashkëbiseduesit janë pajtuan që sa më shpejtë të krijohet Qeveria e re në Kosovë dhe të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt.

Më herët, ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut. Ndërkohë që analistët politikë në Prishtinë thonë se Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm interesimin për Ballkanin dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova sapo ka përfunduar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku nga rezultate paraprake të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë fituese.

Shteti serb ka kushtëzuar rifillimin e bisedimeve me heqjen e taksës doganore që Kosova e ka vendosur me 21 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar heqjen e taksës duke thënë se ‘ajo do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën shtet’.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidat për postin e kryeministrit, në paraqitjet e tij në mediat vendore ka paralajmëruar mundësin e largimit të taksës doganore për mallrat nga Serbia, por siç ka thënë ai, ajo mund të zëvendësohet me masa reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Pas Kurtit, emisari i Donald Trumpit ka takuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe kandidaten e këtij subjekti për kryeministre, Vjosa Osmanin.

Grenell takime të ngjashme ka pasë edhe me dy liderët e tjerë partiakë – Kadri Veselin e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. Takimin e parë nd♪7rkaq ai e zhvilloi me Presidentin Thaçi,

Por, pas asnjërit nga këto takime të njëpasnjëshme të zyrtarit të lartë amerikan në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë nuk pati prononcime për media – nga asnjëra palë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.