Kurti: Me Presidentin do të bisedoj vetëm për shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre publike dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet ftesës së tij për konsultime në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Megjithatë, Kurti, në këtë letër, ka thënë se do të bisedojë me presidentin vetëm për kohën më të përshtatshme të shpërndarjes së kuvendit.

“Me shumë kënaqësi do të takohem me ju për të folur për hapat e mëtejmë sipas Kushtetutës, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Po ashtu, konsideroj se zotimi juaj se do t’i ndërmerrni këta hapa është shenjë pozitive për Kosovën. Shpresoj shumë se gjatë ditëve në vijim do t’i qëndroni besnik këtij zotimi. Si kurrë më parë, Kosova ka nevojë për një president që respekton Kushtetutën deri në çdo pikë e presje të saj”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar presidentit Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar ftesë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të takohen më 1 prill për t’u konsultuar lidhur me hapat që do të ndërmerren pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Thaçi ka paralajmëruar se do të takohet me liderët politikë për të gjetur zgjidhje pas rrëzimit të qeverisë. Presidenti ka shprehur besimin e tij se Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse.

Por, Kurti e ka kundërshtuar idenë që të krijohet qeveria pa u mbajtur zgjedhjet.

Ai është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Më 25 mars, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, që është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës – parti në koalicionin qeverisës.

LEXO EDHE:

Takimi konsultativ Thaçi – Mustafa: LDK kundër zgjedhjeve 

VV: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Thaçi në takim me QUINT-in dhe BE-në: Do konsultohem me të gjitha partitë

Kongresisti Engel: SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë

Surroi: Më 2019 SHBA dërgoi letër për prishje raportesh, s’pati mocion

Der Spiegel: Intriga e rrëzoi Kurtin, politikanin që luftonte korrupsionin

Veseli thotë se PDK nuk do të marrë iniciativë për formimin e qeverisë 

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti – Qeveri gjithëpërfshirëse apo zgjedhje?

Mustafa: Me PDK nuk bëjmë koalicion, jemi të hapur për VV-në

Ramush Haradinaj: Institucionet e reja do të formohen shpejt

Kalon mocioni i mosbesimit, bie Qeveria Kurti

Kurti: Qëllimi i rrëzimit të qeverisë është Marrëveshja ekzistuese për shkëmbim territorial

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti; Direkt dhe minut pas minuti

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë e Francës: Të shtyhet mocioni

Shoqëria civile: Mocioni rrezikon të fusë vendin në krizë politike e institucionale

Osmani: Seanca mbahet nesër, unë jam kundër mocionit

Kuvendi të hënën kërkon mendim nga IKSHP se a mund të mbahet seanca për mocion

Veseli: Kryeministri ia vulosi vetes fatin politik – PDK mbështet mocionin

Viola Cramon-Taubade: Nevojitet një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale

Edhe Zvicra kërkon tejkalimin e mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës

Franca dhe Gjermania, demarsh LDK-së për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit

Mocioni i LDK-së për mosbesim ndaj Qeverisë mbërrin në Kuvend

Franca dhe Gjermania, demarsh LDK-së për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit

Doris Pack porositë LDK-në: Rezistojini lojës , Rugova do të vepronte ndryshe

Kosnett: Kuvendi mbanë nesër seancë. Të respektohet Kushtetuta

Shtetet e QUINT-it: Respektoni vendimet e institucioneve, fokusohuni në COVID-19

Schaefer: Thaçi po shfrytëzon gjendjen me koronavirusin, për të rrëzuar Kurtin

Apostolova: Nuk është koha për antagonizma politik

Parlamentarët e SPD-së së Gjermanisë: Hazarderët duan rrëzimin e Qeverisë

Çka ndodhi dje dhe pse u acaruan raportet Kurti -Mustafa

Mustafa nuk ndryshon qëndrim. Kërkon kthimin e Veliut dhe heqjen e taksës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.