Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kurti ka prezantuar prioritetet e VV-së nëse vijnë në Qeveri pas 6 tetorit

Kurti ka prezantuar prioritetet e VV-së nëse vijnë në Qeveri pas 6 tetorit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti tha sot se me Qeverinë e re duan të hapin një faqe të re për vendin.

Kësisoj e ka nisur ai fjalimin e tij ku janë prezantuar prioritetet e tyre nëse vijnë në Qeveri pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Hapat e parë do t’i dedikohen zvogëlimit të shpenzimeve dhe posteve ministrore. Mërgata është investim i dijes. Mbështetja e prindërve të ri është ndër prioritete. Qeverisjet deri më tash edhe kur kanë menduar dhe planifikuar ka qenë për veten e tyre. Prej prokurimit publik duam dhe do të vendim jo vetëm rregull por edhe cilësi”, ka thënë Kurti.

“Nuk i lejojmë monopolet, zhvatjen e institucioneve publike. Buxheti publik nëpërmjet prokurimit do të ndihmojë ndërmarrësit. Më shumë jo të japim për më të dobëtit. Pa vonesë do ta fillojmë dialogimin shoqëror me pakicat që jetojnë me ne. Ne do të qeverisim për shtetin zhvillimor dhe shtetin e së drejtës”.

Kurti ka thënë se prioritet i tij si kryeministër i ardhshëm do të jetë formimi i Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore.

“Erdhi dita që bashkë t’ia risimin ndryshimit.  Fondi Sovran do t’i marrë në pronësi asetet zhvillimore. Banka Zhvillimore do të jetë komponenti kreditues. Do të investojë në degë të caktuara të industrisë që hapin vende pune. Ndërmarrësit e Republikës i shohim kyç për hapjen e vendeve të reja të punës. Në bashkërendimin e Qeverisë tonë me ndërmarrësit prodhuesit vendor do të mbështeten në rritjen e cilësisë”.

“Mbështetja e mërgatës, investimi i mërgatës. Bashkatdhetarëve do t’ua garantojmë të drejtën e votimit nëpër Ambasada dhe Konsullata. Qeveria jonë do të ketë pjesëmarrje aktive të bashkatdhetarëve. Futja e gjuhës shqipe nëpër kurrikula është prioritet i yni”, ka shtuar Kurti duke folur për mërgimtarët.

“Pa vonesa do të fillojmë punë për heqjen e pagesave kufitare. Si prioritet i shërbimit diplomatik do të jetë adresimi i probleme me dokumente para pavarësisë së Kosovës”.

Kurti ka theksuar se në qeverisjen e tij do të ketë më shumë punë dhe më shumë të drejta për punëtorët.

“Për të mbjellë shprehin e punës te të rinjtë do të krijojmë skemën e punësimit të garantuar. Kjo do të përfshij edhe punësimin e garantuar sezonal. Secilës prej familjeve me ndihma sociale do t’i punësohet një anëtarë për periudhën deri gjashtë mujore. Jo më shumë se 40 orë punë në javë.

Do të hartojmë një ligj të ri të punës që do të përfshijë pushimin e lehonisë dhe prindëror. Do të pesëfishojmë inspektorët e punës. Mbrojtja e të punësuarit do të shtrihet te të rinjtë, duke ua njohur formalisht edhe punën praktike”.

“Politikat në bujqësi: do ta ndryshojmë në themel politikën e granteve dhe subvencioneve. Do t’i sigurohet treg prodhimit të subvencionuar. Do të sigurohemi që të ketë çmim dysheme për kulturat kryesore bujqësore”.

“Çlirimi i energjisë: Do ta ndërprejmë varjen nga Serbia dhe do ta çlirojmë sistemin energjetik nga zhvatja dhe mafia. Do të sigurohemi që asnjë kilovat nuk humbet. Do ta rrisim efiçiencën dhe do ta zvogëlojmë humbjen e energjisë. Ofrojmë politikë të re me çmime të përballueshme”.
Sipas tij, prioritete janë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës

“FSK-në do ta pajisim me armatim. Do ta iniciojmë organizimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak dhe civil, për djemtë dhe me zgjedhje për vajzat”.

“Siguria publike dhe Policia: Do të themelohet policimi në komunitet. Sigurimi i reagimit të menjëhershëm. Për zyrtarët që humbin jetën do të ketë kompensim për familjet deri në moshën e paraparë të pensionimit. Do ta bëjmë planin për pensionimin e parakohshëm”.

“Problemi i banimit paraqet sfidë për shumë kategori shoqërore. Si përgjigje ndaj këtij problemi do të mundësojmë banim të përballueshëm për katër mijë familje vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes sonë. 150×150 është plani ku familjet përfituese do të bëhen pronare të banesave me këste mujore jo më shumë se 150 muaj.

“Do ta themelojmë teatrin e Operas dhe të Baletit dhe do të ideojmë Teatrin e ri Kombëtar”.
“Përveç ndërtimit të stadiumit kryesor do të angazhohemi për edukimin e fëmijëve në sporte”.

Pas Kurtit, prioritetin e radhës e ka prezantuar Albulena Haxhiu.

“Shteti i së drejtës do të jetë prioritet. Besimi kthehet vetëm me LVV që sistemin e pavarur të drejtësisë do ta kthejë në shërbim të shtetit. Do ta iniciojmë procesin e Vettingut. Nëse pasuria nuk arrin të justifikohet do të konfiskohet”, ka thënë Haxhiu.

“Dokumentimi i krimeve të luftës ende nuk është bërë. Do të themelojmë institucione për këtë. Sistemit të pavarur të drejtësisë do t’i lehtësohet puna. Administrata e sistemit të drejtësisë do të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.  Ne kemi vullnetin dhe përkushtimin sepse: Erdhi Dita për shtetin e së drejtës”.

Pas saj projektin për Arsimin të Vetëvendosjen e ka prezantuar Arbërie Nagavaci.

“Arsimi është në nivel ku askush nuk do ta donte. Vetëm me përmirësim të arsimit do të mund ta përmirësojmë çdo sektor tjetër. Arsimi është kryeprioritet i Lëvizjes Vetëvendosje.  Ne planifikojmë pesë zona të transformimit, tekste të reja shkollore, themelim të fondit për hulumtime, arsim pa pagesë”, ka thënë Nagavci para zyrtarëve tjerë të partisë që kanë prezantuar pikat e tjera.

Provo po ashtu

Krasniqi : Rinumërimi i votave – pikë e dobët e zgjedhjeve

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.