Kurti: Hiqet tarifa 100 % ndaj B&H-së pa kushte, ndaj Serbisë vendoset reciprociteti

“Nga mesnata hiqet tarifa 100 për qind ndaj Bosnjë e Herccegovinës dhe Sesbisë. Ndaj  Bosnjës tarifa hiqe pa kurrëfarë kushte , sepse nuk mund ta barazojmë Bosnjën me Serbinë, por me propozimin që institucionet e Bosnjës të heqin vizat ndaj Kosovës. Ndaj Serbisë ndërkaq tarifa prej 100 qind hiqet me vendosjen e njëkohësishme të reciprocitetit të plotë. Vendimi për heqjen e tarifës ndaj Serbisë dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor, kur do të shihet edhe një herë se sa e sipo zbatohet dhe a po respektohetky gjes i vullnetit tonë të mirë”.

Kështu ka deklaruar të marten mbrëma , Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, i shkarkuar me mocion në ditën e 51-të të fynksionalizimit të Qeverisë, shkarkim ky që u bë përmes iniciativës së LDK-së dhe falë mbështetjes së PDK-së, AAK-së e NISMË-së, dhe shkarkim që u përcoll me protesta të shumta të qytetarëve. Protestat u mbajtën nga  ballkonet për shkak se qytetarët e Kosovës prej kohës ndodhen në vetëizolim, e disa edhe në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit janë në vetëizolim.

“Ne vetëm duam të jemi të barabartë me të tjerët, asgjë më shumë” u deklaroi Kurti mediave për reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë.

Qeveria ka mbjtur seancën online. Votimi për vendimet ka përfunduar të marten para mesnates. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.