Kurti e Sveçla takohen me Gjeneralin e KFOR-it

Sot, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, bashkë me ish ministrin në detyrë të punëve të brendshme dhe anëtarin e kryesisë, z. Xhelal Sveçla, dhe ish zëvendës ministrin e mbrojtjes, z. Enver Dugolli, u pritën në selinë e KFOR-it në Film City nga Komandanti, gjenerali Risi, dhe ekipi i tij.

Gjatë takimit, dy palët diskutuan për gjendjen e rëndë të krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj krize nga institucionet e Kosovës, si dhe për incidentin e fundit në Karaçevë, e për situatën e përgjithshme të sigurisë. Ata u pajtuan që të mirëmbajnë kontaktet e rregullta dhe të vazhdojnë komunikimin e ndërsjelltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.