Kurti: Diskriminimi nuk ka vend në Kosovë

Me rastin e 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sonte me dritat e flamurit të komunitetit LGBTQ.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre ‘për shkak të asaj që janë’.

“Sonte Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e ylberit. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre për shkak të asaj që janë”, shkruan Kurti në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.