Nga arkivi

Kurti beson se marrëveshja me LDK arrihet . Shpalon detaje interesante për postin e presidentit

Sipas Albin Kurtit mosmarrëveshja e ngelur mes VV-së dhe LDK-së është ajo se Vetëvendosje kërkon President të parakohshëm (pra pa e përfunduar Thaçi mandatin) kurse LDK flet për pë një president pas kryerjes së mandatit aktual, pra nga maji 2021.

Takimi i radhës Kurti-Mustafa ka gjasa të mbahet javën që vjen dhe sipas Kurtit , ai beson se marrëveshja do të arrihet.

Kurti poashtu thotë se VV e LDK nuk kanë biseduar asnjëherë për emra të përvetshëm për postin e presidentit. Këte e tha para disa ditëve në emisionin Debat të RTK-së edhe Lutfi Haziri i LDK-së.

Ndryshe në intervistën e së shtunës të cilën mund ta ndëgjoni të plotë më poshtë, Kurti tha se VV e LDK janë dakorduar plotësisht rreth programeve dhe ndarjes së pushtetit në shtyllën e ekzekutivit dhe se pajtueshmëri ka edhe pë postin e kryetarit të kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!