fbpx
sami frasheri

Kurdët e duan pavarësinë mbi bazat e dokumentit të Sami Frashërit

Duket e pabesueshme, por veprat e Sami Frashërit janë duke u përdorur sot nga autoritetet kurde për të shënuar ndasitë e tyre kulturore dhe gjeografike me popullsitë e tjera të Lindjes së Mesme.

Gjatë viteve të fundit, studiues kurd në Irak, Turqi dhe Siri janë duke iu referuar enciklopedisë së Sami Frashësit (Në Turqi dhe ish-Perandorinë Osmane thirrej Semsedin Sami) ku ndër të tjera thuhet se qyteti i Kirkukut, në atë kohë pjesë e vilajetit të Mosulit është e Kurdistanit dhe kryesisht e banuar nga kurdët, përcjell Albeu.com.

“Dy të tretat janë kurd, kurse pjesa tjetër arab, turq dhe të tjerë…”, shkruan SamiFrashëri në enciklopedinë e tij “Kamus-i Alam” (Fjalori i Botës).

“Sami Frashëri është një familja e themeluesve të klubit të Galatasarayit. Shkrimtar, studiues dhe enciklopedist osman, ai është me origjinë nga Frashëri i Shqipërisë. Askush deri më tani, as turqit, as arabët dhe as persët nuk thonë se enciklopedia e tij nuk ështe e vërtetë”., – shkruajnë kurdët kur i referohen çështjes në fjalë.

Kurdët e Irakut kryesisht, por edhe ata të Sirisë janë në një përpjekje për të krijuar shtetin e tyre në atë rajon duke bërë kështu që të shfrytëzojnë burimet ku të mbështesin kauzën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.