Ballina / SHOWBIZ / Kur nuk duhet kthyer tek ish i dashuri
5 karakteristika

Kur nuk duhet kthyer tek ish i dashuri

Hulumtimet tregojnë se kthimi tek ish i dashuri në 99% të rasteve përfundon më keq.

Ja disa arsye kur nuk duhet kthyer tek ai.

Keni frikë të qëndroni vetëm

Nëse motivi për të cilin dëshironi të ktheheni tek ai është se keni frikë të qëndroni vetëm, ta dini që nuk është një arsye! Duhet të mësoheni të qëndroni me veten përpara se të qëndroni me të tjerët!

Jeni ndarë për një motiv të fortë

Nëse jeni ndarë për një motiv të vlefshëm, është e kotë që të vazhdoni këtë qark të mbyllur duke u kthyer së bashku.

Keni shumë pak kohë që jeni ndarë

Nëse keni pak kohë që jeni ndarë është normale që të ndieni nostalgji, por nuk është e përshtatshme që të ktheheni së bashku në valët e emocioneve!

Të gjithë të thonë që të mos kthehesh me të

Nëse njerëzit e afërt të këshillojnë që të mos të kthehesh me të ka një motiv, duke qenë se flasin për të mirën tënde.

Mendoni vetëm për momentet e bukura

Kjo do të thotë se nuk je e kthjellët për t’u kthyer bashkë dhe se do ta bëje për motive të gabuara!

Ti e shfajëson gjithnjë atë

Ai gjithmonë është sjellë keq, por ti vazhdon ta shfajësosh për gjithçka! Kthimi me të do të ishte vërtet i padobishëm.

Nuk arrin të besosh tek ai

Nëse jeni ndarë sepse nuk arrije të kishe besim tek ai është sërish e kotë të ktheheni së bashku, sepse besimi është baza e dashurisë.

Nuk është hera e parë që ndaheni

Nëse ndarja për ju është një zakon, mbase do të thotë se nuk ka më kuptim që të qëndroni bashkë. Pasi do të vazhdojë e njëjta histori.

Nuk i keni zgjidhur problemet tuaja

Nëse nuk i keni zgjidhur ende arsyet që ju kanë çuar te ndarja, kthimi së bashku do të ishte një humbje kohe!

Ai nuk i ka marrë përgjegjësitë e veta

Nëse jeni ndarë për fajin e tij dhe ai akoma nuk e ka pranuar se ka gabuar, është e kotë të ktheheni sërish bashkë sepse ai do të sillej me ju si t’i dojë qejfi!

Provo po ashtu

gili këngëtare e famshme në Kosovë

Këngëtarja Gili sjell Super Hit !

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Gili pas suksesit që arriti me baladën “Fustani” tani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.