fbpx

Kur gabon banka gjermane, bëhesh miliarder të paktën 1 ditë

“Deutsche Bank” rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Pas shifrës së stërmadhe për riorganizimin e saj banka gjermane përmendet për një tjetër hap të gabuar. Sipas “Financial Times”, banka ka derdhur gabimisht në llogarinë e një klienti 6 miliardë dollarë. Gabimi ka ndodhur gjatë verës dhe paratë janë rikuperuar një ditë më pas.

Derdhja është bërë nga një prej punonjësve të rinj të bankës gjatë kohës kur shefat ishin me pushime.

Gabimi shton dyshimet mbi kontrollet operative dhe menaxhimin e riskut nga “Deutsche Bank”, e cila po përpiqet të rifitojë reputacionin pas skandalit të korrupsionit dhe performancës së dobët.

Derdhja e gabuar e parave është kryer në degën e Londrës dhe banka ia ka raportuar incidentin FED-së, BQE-së dhe Autoritetit Financiar në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.