Kur duhet ngarkuar dhe deklaruar TVSH-në?

TVSH-ja lindë si detyrim vetëm për tatimpaguesit e regjistruar si deklarues të TVSH-së (me kalimin e pragut prej 50,000 € ose të regjistruar në mënyrë vullnetare) dhe ate në momentin e shitjes së mallrave apo shërbimeve.

Pra  momenti i lindjes së detyrimit dhe ngarkimi me TVSH-në paraqitet në njërin nga rastet e mëposhtme, cilido ndodh i pari:

Ø Kur lëshohet faktura

Ø Kur malli dorëzohet klientit ose kryhet shërbimi ndaj tij

Ø Kur të merret pagesa

Deklarimi dhe pagesa e TVSH-së, bëhet më së voni deri në datën 20 të muajit pasues për muajin paraprak, p.sh. deklarata e muajit Korrik, bëhet më së voni deri me datën 20 Gusht,të po të njëjtit vit.Në rastet kur data 20 është ditë feste apo ditë vikendi,merret parasysh dita e ardhshme e punës./InfoGlobi/