Kur duhet marrë vaksina kundër fruthit

Për shkak të parandalimit të përhapjes së epidemisë së fruthit, Instituti i Shëndetësisë obligon të gjitha nënat që në moshën 9-mujore të fëmijëve të tyre t’ua japin vaksinën e fruthit.

Në njoftimin e Komisionit Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI thuhet se edhe fëmijët në moshën 5-vjeçare duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë që të pritet mosha 6 apo 7 vjeç për këtë rivaksinim.

“Të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml. Edhe fëmijët në moshën 5-vjeçare duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6 apo 7 vjeç për këtë rivaksinim”, thuhet në njoftim.

E nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është vaksinuar fare, atëherë ai duhet të vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji dozën përforcuese (booster) me MMR. Kështu bëhet e ditur në njoftim.

Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI në takimin e mbajtur më 3 tetor të këtij viti, kanë analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë dhe ka obliguar ekipet e vaksinimit t’u përmbahen pikave më lart.

Ky dokument është i nënshkruar nga Isuf Dedushaj, kryetar i këtij komisioni dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Vaksina MMR lufton fruthin, sëmundjen e shytave (parotiti) dhe të rubeolës.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, një 37-vjeçar, ndërsa viktima e parë e kësaj sëmundjeje ishte një foshnje 15-muajshe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.