Ballina / Shëndet & Fitnes / Kur duhet dërguar foshnjën tek mjeku
In Fabric

Kur duhet dërguar foshnjën tek mjeku

Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat shihen me kohë.

Janë shtatë shenja të rëndësishme që tregojnë se shëndeti i fëmijës është i dobët dhe se nuk duhet të injorohet.

1. Rritja e ndonjë nishani

Nëse ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe (më shumë se 6mm) paraqitet në trup, ose një nishan ekzistues fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek.

2. Rënia e flokëve

Burimi i këtij problemi është, me shumë gjasë, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.

3. Ndryshim në sjellje dhe humor

Një rënie e papritur apetiti, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.

4. Rritje të madhësisë së kokës

Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohë, por nuk duhet të rritet – të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.

5. Dëgjim i dobësuar

Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek.

6. Etje e vazhdueshme

Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.

7. Gërhimë të zhurmshme

Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.

Check Also

marramendja

Parandalo marramendjen!

Marramendja, e njohur ndryshe si vertigo, është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *