fbpx
kuptimi i emrit te shteteve

Kuptimet e emrave të shteteve

Nëse dëshironi të dini kuptimin e disa shteteve në botë, këtë mund ta mësoni. Më poshtë po ju sjellim kuptimin e disa shteteve, të cilat mund të mos i keni ditur më parë.

* Emri i Bahameve në arabishte do të thotë “dy detet”.

* Emri i shtetit të Komorosit rrjedh nga arabishtja që do të thotë “ishulli i hënës”.

* Emri Angli rrjedh nga anglishtja e vjetër “Englaland” që po të përkthehej në shqip do të kishte kuptimin “vendi i engjëjve”.

* Emri i Gjibraltarit rrjedh nga arabishtja dhe ka kuptimin “Mali i Tarikut”.

* Në gjuhën e vendësve, Guatemala do të thotë “vendi i shumë bredhave”.

* Hondurasin e emëroi kështu Kristofor Kolombo, që në spanjishte d.m.th. “thellësitë”.

* Emri Iran do të thotë “vendi i arianëve”.

* Xhamajka në indishte ka kuptimin “vendi i drunjve dhe ujit”.

* Emri i Kirgisizë në gjuhën vendëse do të përkthehej “vendi i dyzet fiseve”.

* Emri i Lihtenshtajnit në gjermanishten e vjetër do të kishte kuptimin “guri që shkëlqen”.

* Emri Luksemburg rrjedh nga dy fjalë të dy gjuhëve të ndryshme, që po të përktheheshin do të tingëllonte si “kështjella e vogël”.

* Grekët e vjetër Maltën e quanin “Melita” që d.m.th. “mjaltë”.

* Në gjuhën e vendësve të lashtë, Norvegji do të thoshte “rruga veriore”.

* Sri Lanka në sanskritishte kishte kuptimin “ishulli madhështor”.

* Sudan në arabishte ka kuptimin “vendi i zezakëve”.

* Emri i Turqisë ka kuptimin në gjuhën vendëse “fort”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.