Ballina / KOSOVA / Kundër votuan edhe 60 eurodeputetë nga shtetet që e njohin Kosovën shtet !
be kosova flamuri

Kundër votuan edhe 60 eurodeputetë nga shtetet që e njohin Kosovën shtet !

Tani që Parlamenti Evropian me shumicë votash i tha PO liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, kanë ngelur edhe disa hapa që ky proces të rrumbullakësohet përfundimisht.

Më së largu në Dhjetorin e sivjetmë Këshilli Evropian i Ministrave të punëve të Brendshme do të thotë fjalën e fundit, ate se a do të lëvizin me apo pa viza shtetasit kosovarë.

Që vendimi i Këshillit të jetë pozitiv, pro liberalizimit duhet të votojnë 55 për qind e shteteve anëtare që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullësisë së shteteve të BE-se. Me fjalë tjera 15 shtete duhet t’i thonë po këtij vendimi.

Shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, proceduralisht nuk mund ta bllokojnë këtë vendim, sepse të gjitha së bashku kanë rreth 90 milionë banorë, që është larg 35 përqindëshit të duhur nga mbi 700 milionë banorët e shteteve anëtare të BE-së, për ta penguar vendimarrjen.

Ajo që vërehet gjatë votimit të sotëm në Par;amentin Evropian, është edhe numri u madh i eurodeputetëve që votuan kundër liberalizimit përkundër faktit se vijnë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Parlamenti Evropian ka 126 eurodeputetë nga radhët e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Kundër liberalizimit sot kanë votuar 186 eurodeputetë, që do të thotë 60 syresh që janë kundër Kosovës/ liberalizimit, vijnë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Sllovakia 13
Spanja 54
Rumunia 32
Greqia 21
Qipro 6

Në favor të liberalizimit kanë votuar 420 eurodeputetë.

@infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

gruevski-gjykate

Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.