fbpx

Kumanovë: OSBE në Kodrën e Trimave

Në lagjen Kodra e Trimave, ku ka përfunduar aksioni policor kundër sulmuesve të armatosur, është në vazhdim e sipër shikimi i vendngjarjes, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, në përcjellje të forcave të policisë speciale maqedonase.

Pas shikimit pritet të hapet korridori, në mënyrë që t’u lejohet qytetarëve kthimi në shtëpitë e tyre, transmeton Al Jazeera.

Pas kësaj qytetarëve do t’u sorëzohen ndihma humanitare.

Një grup policës janë drejtuar kah Kodra e Trimave, ku një ditë më parë janë përleshur grupe të armatosura dhe policia e Maqedonisë.

Njoftohet se në skaj të kësaj lagjeje janë tubuar rreth njëqind banorë shqiptarë, të cilët në heshtje po protestojnë për, siç kanë thënë, përdorimin e tepruar të forcës policore. -Infoglobi