fbpx

Kumanovasit: Ku janë BDI dhe Ahmeti!?

Banorët e Kumanovës apelojnë që partia shqiptare në pushtet më në fund të flasw dhe të thyejë heshtjen.

Kjo thirrje bëhet nga Këshilli emergjent për ndihma që është formuar për t`u dalë në ndihmë banorëve të Lagjes së Trimave ku ndodhën përleshjet dhe terrori i paparë për banorët.

“Përveç një komunikate të lëshuar në mëngjesin e parë të së shtunës, kur kishin filluar krismat në Lagjen e Trimave, partia shqiptare në pushtet është mbyllur në heshtje. Pse heshtin, pse nuk dalin të flasin dhe të sqarojnë çfarë është puna, çfarë ka ndodhur. Ata janë njerëzit që i njohin që ishin këtu si pjesëtar të grupit të armatosur. Është e pafalshme kjo që po ndodhë dhe turp për politikën shqiptare. Ata duhet të japin sqarime dhe llogari, përfshirë edhe do parti tjera”, theksoi për INA, një aktivistë i këtij Këshilli për emergjencë për të ndihmuar banorët e Lagjes së Trimave.

Në lagjen ku ndodhën luftimet është një fotografi rrënqethëse. Banorët nuk shpresojnë shumë se do të ndodhë diçka e mirë për ta pas gjithë këtij terrori dhe dëmeve shpirtërore dhe materiale që kanë përjetuar. Ata apelojnë që bashkësia ndërkombëtare të përfshihet në hetimin e plotë të gjithë asaj që ndodhi dhe të ndihmojë në revitalizimin e kësaj lagje.

Asan.S nga Kumanova thekson se faktori ndërkombëtarë është e vetmja garancë që mund të bëj hetim transparent dhe të na tregojë se çka në të vërtetë ka ndodhur, por edhe të sigurohen mbështetje dhe ndihma për gjithë popullatën që ka përjetuar dëme të mëdha.

Dy përfaqësuesit shqiptarë të partive kryesore politike BDI dhe PDSH ishin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare tek presidenti Gjorgje Ivanov, por ata nuk janë deklaruar as para dhe pas takimit, për të dhënë vlerësimet për situatën e krijuar. -INA/InfoGlobi

error: Content is protected !!