fbpx
copuright, franca, europa

Kultura online e Francës

Franca bëhet vendi i parë që miraton reformën “copyright” në Bashkimin Europian

Franca u bë vendi i parë që miratoi reformën e ‘të drejtës së autorit’ të miratuar nga Parlamenti Europian në mars që siguron që mediat të paguhen për përmbajtjen e tyre origjinale nga gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, shkruan euronews.

Kjo do të thotë që platformat online tani do të duhet të negociojnë marrëveshjet e licencimit me botuesit francezë. Nëse nuk e bëjnë këtë, qeveria franceze do të duhet të hyjë në ndihmë për të arritur një marrëveshje.

Komisioni Europian tha se qëllimi i reformës është të mbrojë trashëgiminë kulturore të bllokut dhe të sigurojë botuesit dhe artistët të marrin kompensim të drejtë nga gjigantët e internetit, përcjellë scan.

“Mund të jemi krenar që jemi vendi i parë që sanksionon direktivën e BE-së në ligjin kombëtar”, tha ministri i kulturës Franck Riester pasi reforma e re u miratua nga parlamenti francez të martën.

Projektligji, i propozuar së pari në 2016, nxiti debat, me Google dhe aktivistët e internetit duke argumentuar se mund të paraqiste kërcënim për shkëmbimin e lirë të opinioneve dhe kulturës online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.