Ballina / LIFESTYLE / Kultura e punës jasht orarit
puna, orari, shendeti
Adult male with heart attack or heart burn condition, health and medicine concept

Kultura e punës jasht orarit

Depresioni dhe ankthi i kushtojnë ekonomisë botërore 1 trilion dollarë në aspektin e humbjes së produktivitetit

Një projekt kërkimi botëror i ndërmarrë nga një grup i shërbimeve të sigurimit, Maxis GBN, ka gjetur se punonjësit në Emiratet e Bashkuara të Arabeve punojnë më shumë orë përtej orarit të punës se në çdo vend tjetër të botës. Çdo muaj, një punonjës i zakonshëm në Emiratet e Bashkuara rrezikon të punojë 24 orë ekstra në punë dhe 71% e tyre ndien se vendi i tyre i punës vuan nga prezenca, përcjell albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hong-Kongu renditen në vend të dytë, me 23,2 orë punë shtesë në muaj.

Në Francë, punonjësit, pavarësisht masave të famshme mbrojtëse në vendin e punës dhe të drejtave të tyre, nuk mbeten shumë prapa, me 22,4 orë ekstra në muaj

Pavarësisht nga vendi ku ishin, të intervistuarit në studim thanë se kultura e punës ishte e rëndësishme kur merrnin në konsideratë një punë të re – 82% deklaroi se e vlerëson “të rëndësishme” dhe 58% e të anketuarve e konsideron kulturën e punës “shumë të rëndësishme”.

Vitin e kaluar, një studim i Chartered Institute of Personnel Management në Britaninë e Madhe gjeti se 86% e punonjësve britanikë ka vëzhguar prezencën në kompaninë e tyre në 12 muajt e fundit krahasur me 72% në vitin 2016. Në vitin 2010, kjo shifër ishte vetëm 26%. I njëjti kërkim gjeti se 55% e të intervistuarve ka raportuar rritje të ankthit, depresionit dhe gjendje të tjera të shëndetit mendor, krahasuar me 41% në vitin 2016. Depresioni dhe ankthi i kushtojnë ekonomisë botërore 1 trilion dollarë në aspektin e humbjes së produktivitetit.

Sfida për kompanitë me një kulturë të prezencës është ndikimi që mund të ketë në mirëqenien e punonjësve. Siç është raportuar gjerësisht, problemi i të punuarit përtej orarit për orë të tëra në Japoni ka çuar në një epidemi të privimit të gjumit dhe në raste më ekstreme, në humbje jete.

Duke u mohuar njerëzve mundësinë për një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj private dhe duke promovuar një kulturë mbijetese të vetëm më të fortëve, efekti neto mund të jenë një sërë problemesh që lidhen me stresin. Këto, në anën e tyre, mund të shndërrohen në probleme të shëndetit mendor më të rënda si depresioni apo ankthi.

Është interesant fakti që vendet me orare pune më të shkurtra regjistrojnë shpesh nivel produktiviteti më të lartë. Në mbledhjen e përvitshme të World Economic Forum në Davos, psikologu organizativ dhe profesori i Warton, Adam Grant, dhe ekonomisti i shquar Rutger Bregman theksuan se reduktimi u orarit të punës mund të ketë një sërë përfitimesh, si për punëmarrësit edhe punëdhënësit.

 

Provo po ashtu

Pse ndjehemi të lodhur ?

Nëse zgjoheni të rraskapitur pa kurrfarë shkaku, me siguri hani ushqim të këtillë. Lodhja dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.