Ballina / Kulturë / Kullashi sot ligjëron për temën “Kritikë e Etikës së Kantit nga Nietzsche”

Kullashi sot ligjëron për temën “Kritikë e Etikës së Kantit nga Nietzsche”

Qendra për Filozofi dhe Art, organizon ligjeratë publike me Prof. Muhamedin Kullashi, me titull “Kritika e etikës së Kantit nga Nietzsche.”

Friedrich Nietzsche zhvilloi njerën nga teoritë më të thella e më origjinale në historinë e filozofisë mbi moralin. Në anën tjetër, etika e Kantit shënoi një përmbysje të madhe në historine e filozofisë me Kritikën e mendjes kritike.

Në këtë ligjëratë do të do të egzaminojmë peshën dhe pertinencën e kritikës së Nietzsches, në veçanti në veprat e tij Njerëzore tepër njerëzore, Kështu fliste Zarathustra, Përtej së mirës dhe së keqes dhe Gjenealogjia e moralit.

“Do të orvatemi të vejmë në pah se pertinenca e disa kritikave të Nietzsches nuk e fsheh karakterin problematik të imperativit kategorik të Kantit, si ligj i imponuar nga jashtë e i cili sikur kërkon një dëgjueshmëri të padiskutueshme. Njëherazi, ne do të nxerrim në shesh një pikëtakim të rëndësishëm të këtyre dy mendimtarëve, i cili shpërfaqet në veprën Përtej së mirës dhe së keqes” njohtojnë nga Qendra për Filozofi dhe Art .

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.