Kujtim Shala : Nuk u kontaktova nga portalet, s’kam lidhje me VV-në

Këtdo ditë Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar drejtues e anëtarë bordesh të përkohshme në tri Ndërmarrje Publike.

Ndër to edhe ajo për Ndërmarrjen Publike Qendrore “Posta e Kosovës”.

Disa media raportuan se Kujtim Shala, drejtor i emëruar nga Qeveria në detyrë është ish-kandidat për deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shala ka thënë se nuk është kontaktuar fare nga portalet të cilat ia kanë përmendur emrin. por ai ka mohuar se është pjesë e partisë së Kryeministrit Albin Kurti.

“Po, unë jam zgjedh anëtar i përkohshëm. E kam pa edhe unë në portale një Kujtim Shala në fotografi, por nuk jam ai. Unë nuk jam i Prizrenit, jetoj në Fushë Kosovë. Nuk kam kurrfarë lidhje me Vetëvendosjen as nuk jam pjesë e saj, as në struktura. Veç e kam një vullnet, një dije dhe një profesion që muj me kontribu dhe vlerësoj shumë mundësinë që mu ka dhënë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.